E Diel, 1 Nëntor 2026

OBSH: Ajri në Tiranë 3 herë më i ndotur se në BE



Cilësia e ajrit në Tiranë nuk ka asnjë përmirësim. As aparaturat e reja, të instaluara së fundmi për monitorimin e tij, nuk tregojnë për rezultate premtuese. Niveli i grimcave në ajër është 2-3 herë më i lartë se parametrat e Bashkimit Evropian. “Rezultatet e deritanishme tregojnë 20% deri në 30% më shumë se limitet e BE-së. Megjithatë kërkohet një monitorim më i zgjatur në kohë, në mënyrë që të përcaktojmë burimet e kësaj ndotjeje dhe tendencat se si shkon kjo ndotje”, tha eksperti i OBSH për ajrin, gjatë takimit të djeshëm me përfaqësues të ministrive të linjës, Michal Krzyzanoëski. Sipas tij, aparaturat e reja të sapo instaluara në dy pika kryesore dëshmojnë se Tirana ka ndotje shumë më tepër se parametrat e lejuara. “Ndotësi më problematik janë grimcat e vogla në ajër, të cilat shkaktohen nga djegiet e ndryshme dhe pluhuri. Si Organizatë Botërore e shëndetësisë jemi të shqetësuar për këto grimca, të cilat ndikojnë në agravimin e sëmundjeve të zemrës, qarkullimin e gjakut dhe uljen e jetëgjatësisë së njerëzve”, u shpreh eksperti i OBSH-së, doktor Michal Krzyzanoëski. Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, theksoi se ndotja e ajrit sjell pasoja të rënda për shëndetin dhe duhen marrë masa për përmirësimin e cilësisë së tij. OBSH me fonde të Qeverisë gjermane ka mundësuar vendosjen e dy aparaturave të sofistikuara për monitorimin e ajrit. Ambasadori gjerman, i pranishëm në ceremoninë e përurimit të aparaturës, u shpreh se qëllim është ndihmimi i Shqipërisë, të rrisë standardet e veta në këtë fushë, që të bëhet një vend anëtar i Bë-së. Qeveria gjermane vuri në dispozicion 78 milionë euro për bashkëpunimin me Shqipërinë, çka e çon shumën e ndihmës tonë 1 në milion euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›