E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Sëmundjet mendore trefishohen në 2050-ën

TIRANE – Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, numri i personave të prekur nga dementia (formë e avancuar e humbjes së kujtesës) pritet të dyfishohet në vitin 2030, duke arritur shifrën 65.7 milionë.

Në një raport të OBSH-së, theksohet se në vitin 2050, numri i njerëzve që vuajnë nga sëmundjet mendore mund të jetë 3 herë më i madh se shifrat aktuale, prej 35.6 milionë.

Trajtimi dhe kujdesi për njerëzit me dementi, aktualisht i kushton botës më shumë se 604 miliardë në vit.

Dementia shkaktohet nga një numër sëmundjesh të trurit që prekin kujtesën, mendjen, sjelljen dhe aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e shpeshtë e dementisë.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›