Meta: Kryeprioriteti i LSI-së, integrimi evropian i Shqipërisë
TIRANË-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u ndal në Kamëz në kuadër të riorganizimit dhe ristrukturimit të strukturave të LSI-së.
Konferenca Zgjedhore e LRI-së kishte mbledhur sot në Kamëz qindra të rinj dhe të reja simpatizantë dhe anëtar të LRI-së , ku përveç zgjedhjes së strukturave drejtuese u miratua dhe axhenda e punës në kudër të organizimit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Meta deklaroi se përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të vendit është kryeprioriteti i LSI-së.
"Është kënaqësi që të shohim një vit pasi hoqëm vizat për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që qytetarët shqiptarë i respektuan detyrimet e Bashkimit Europian më mirë se qytetarët e tjerë të vendeve të tjera të Ballkanit dhe të rajonit tonë. Kjo tregon qartë që vendi është në një stad të ri, që qytetarët shqiptarë janë në një nivel shumë më të lartë se sa paragjykohen padrejtësisht nga politika", u shpreh ai.
Më tej, lideri i LSI-së nënvizoi se "ndaj është koha edhe për çështje të tjera të integrimit evropian, për përmbylljen sa më të shpejtë të reformës zgjedhore, të miratimit sa më të shpejtë për miratimin e Gjykatës Administrative, për reformat e tjera në fushën e drejtësisë të ecet me një ritëm të ri që Shqipëria ta fitojë statusin e Vendit Kandidat pikërisht në këtë vit të rëndësishëm që është viti i 100-vjetorit të Pavarësisë dhe të formimit të shtetit shqiptar".
Gjithashtu kreu i LSI-së vlerësoi se "LRI është forumi rinor më i fuqishëm në të gjithë vendin, është forumi rinor ku ka shumë të rinj e të reja në të Shqipërinë, është forumi rinor i cili ka përfaqësimin e tij në rritje në të gjithë strukturat e LSI-së".
(er.nu/BalkanWeb)