Pronat, Rama: PS program realist jo premtime elektorale si Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi sot se pa u zgjidhur cështja e pronës nuk merr fund as tranzicioni ne vend. Sipas tij, PS ka nje program qe guxon te ti jape zgjidhje ceshtjes 20 vjecare te pronave.
“Pa zgjidhur problemet e pronës, tranzicioni në vend do të mbetet plagë e hapur”, theksoi Rama në tryezën e radhës së PS në kuadër të programit socialist për një ‘Rilindje Shqiptare’.
Rama theksoi se fatura në gjithë jetën ekonomike sociale dhe demokratike, e mbetjes pezull të kësaj cështje është shumë e madhe.
“Pas rrëzimit të regjimit komunist shqiptarët kanë shumë më pak pronë publike, kanë shumë prona private, por dhe shumë konflikte pronësie dhe probleme sociale. Mbetja peng e cështjes së pronës pengon thithjen e kapitaleve të huaja, investimet e brendshmë dhe nuk fut dot në qarkullim kapitalin e vdekur. Prona ka rritur edhe papunësinë. Ne duam të mbështesim biznesin dhe kjo kalon përmes konsolidimit ligjor që ka të bëjë me pronën. Pa zgjidhur problemin e pronës mungesa e kohezionit social në Shqipëri do të mbetet një plagë e hapur. Kjo Qeveri është pa asnjë plan urbanistik, që sa më shumë kalon koha aq më shumë ngatërrohet cështja. Pa zgjidhjen e cështjes së pronës nuk mund të mendohet të vihet demokracia në vend, konfliktet kryesore dhe krimet në vend janë të lidhura pikërisht me pronën. Korrupsioni me pronat po grryen themelet e ekonomisë dhe financave. Prona është sot një emergjencë kombëtare”, shtoi Rama.
Sipas Ramës, cështja për pronën në Shqipëri është kthyer në një lëngatë, proces të zvarritur dhe të futur në qorrsokak për shkak të qeverive që janë larguar e kryesisht qeverisë Berisha.
“Të gjitha problemet që lidhen me zgjidhjen e këtij problemi madhor kanë sjellë vetëm premtime boshe. Në raport me pronën Shqipëria është futur në një qorrsokak pa zgjidhje. Qeveritë, sidomos kjo e Berishës, dhe 4 vitet e fundit ka krijuar kushtet e një inercie të tmerrshme për grabitjen e pronës duke e përdorur vetëm për fushata zgjedhore. Janë bërë vetëm premtime boshe vetëm për votat. Shqipëria është kthyer në tokën e askujt dhe kush mundet merr copën e tij, duke nisur nga pushtetarët”.
Sipas Rames, ceshtja e pronave eshte e lidhur ngushte dhe me ceshtjen e ekonomise.
“Shumëkush mendon që të flasësh për pronat do të thotë të flasësh për pronarët. Por, programi jonë nuk ka të bëjë thjesht me zgjidhjen e problemit të pronarëve, por me themelin e sistemit demokratik dhe sistemit të tregut në vend. Ekonomia nuk mund të zgjidhet pa zgjidhur cështjen e pronës. Ky shtet që mëkaton me pronën është hija e pasigurisë që duam të largojmë për ti dhënë fund rrënimit të pronës publike, zvarritjes të ish-pronarëve, marrjes së legalizimeve. Fatura e kësaj cmendurie rritet vit pas viti, duke shkatërruar ekonominë kombëtare”.
Kreu i PS tha se pa u zgjidhur cështja e pronës nuk ka integrim në Bashkimin Europian. Zgjidhja, tha ai, vjen nëpërmjet programit që ka PS.
“Ne jemi të vendosur t’i japim fund kësaj inercie rrënimi të pronës private. Do guxojmë t’i japim zgjidhen e duhur dhe jo zgjidhje ideale. Publiku dhe brezat që do vijnë do marrin pjesën që u takon nga kjo zgjidhje, pronarët po ashtu përmes një programi realist. Familjet që jetojnë nën cati të palegalizuara ende do marrin pjesën e duhur nga kjo zgjidhje dhe të mos lejojmë më vendosjen e asnjë tulle pa leje”.
(d.b/BalkanWeb)