Ristani: Filmimet nuk janë prova për ankimimet
Filmimet e kamerave që regjistruan të gjithë procesion e numërimit të votave nuk mund të përdoren si provë nga subjektet politike për ankimimet që dorëzojnë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Një ankimim i bërë nga Partia Konservatore për rezultatin përfundimtar të Qarkut të Durrësit nxori në pah refuzimin e kreut të KQZ për të përdorur filmimet në grupet e numërimit të votave, në mënyrë që të faktohej nëse qëndronin kërkesat e kësaj partie. Sadik Berisha, kandidati i Partisë Konservatore në Qarkun e Durrësit, kontestoi vendimet e KZAZ të Qarkut të Durrësit, por edhe të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tabelën përfundimtare. Kërkesa u rrëzua edhe pas kërkesave të vazhdueshme të Partisë Socialiste dhe tre anëtarëve Laze, Subashi dhe Varfi për të përdorur filmimet që disponon KQZ përderisa ankimuesi ankohej se nuk disponon provat e duhura sepse nuk i jepeshin. Ristani, në përgjigje të kësaj kërkese, deklaroi se filmimet dhe kamerat janë për transparencë dhe jo për t‘i përdorur ato si prova. Ndërkohë që instalimi i kamerave për herë të parë në procesin e numërimit të votave është përdorur mjaft si një risi dhe i gjithë materiali mund të vihej në dispozicion të subjekteve politike.
Kandidati Sadik Berisha deklaroi dje para anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se në shumë raste votat që ai ka marrë realisht në Qarkun e Durrësit nuk përputhen me rezultatin përfundimtar. Berisha përmendi një pjesë të KZAZ të Durrësit dhe qendrave të votimit, ku sipas tij vëzhguesit e Partisë Konservatore nuk janë lejuar të vëzhgojnë dhe janë larguar me forcë.
Sakaq, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u shprehën kundër këtij ankimimi, pasi sipas përfaqësuesve juridikë nuk ka prova të mjaftueshme. Ky lloj ngërçi është diskutuar mjaft nga përfaqësuesit juridikë të PS-së, Genci Gjonçaj, e më pas tre anëtarët të propozuar nga e majta në KQZ. Gjonçaj kërkoi që t‘i viheshin nga KQZ provat që kandidati i Partisë Konservatore kërkonte.
"Me sa kuptojmë nga kjo që thuhet, këtu është prekja më serioze e procesit. Nuk mund të thuash s‘ka provë kur atij nuk i është lejuar të gjejë prova. KQZ këtu është dhe t‘ia japë ajo këtë mundësi. KQZ duhet t‘i trajtojë këto çështje, sepse e vërteta gjendet brenda atyre kutive", u shpreh Gjonçaj. Përfaqësuesi juridik i PD-së, Niazi Kosovrasti, tha se pretendimet e palës ankimuese nuk janë të bazuara në dokumente, ndaj nuk mund të merren për bazë. Në diskutimin mes anëtarëve të KQZ, Dëshira Subashi, nënkryetarja e KQZ, iu referua dy neneve të Kodit Zgjedhor, nenit 136 dhe nenit 138, ku parashikohet se kushdo që ankimon duhet të paraqesë prova, ndërsa neni 138 parashikon se e vërteta gjendet vetëm në kutitë e votimit, duke kërkuar hapjen e tyre për të parë nëse pretendimet e PK-së ishin të vërteta. "Propozoj që për zonat ku ka ankimim të përdoren si provë filmimet e grupeve të numërimit të votave", u shpreh Subashi. Anëtari tjetër i KQZ, Hysen Osmanaj, deklaroi se për të marrë një vendim duhet domosdoshmërisht paraqitja e provave. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, shpjegoi nga pikëpamja e tij se pse nuk qëndronte ankimimi i PK-së. "Kërkesa ka si objekt rezultatet e Qarkut të Durrësit. Rezultati i tabelës vjen si rezultat i tabelave të KZAZ dhe ajo e bazon rezultatin nga GNV. Palët kanë të drejtë të ankohen për KZAZ ose tabelën përfundimtare të rezultatit. Për sa kohë nuk ka asnjë ankimim për KZAZ, atëherë i bie që ajo e ka bërë punën e saj shumë mirë. Sa i përket filmimeve, kodi nuk i përcakton si provë ato. Subjektet mund t‘i marrin, por jo t‘i administrojnë", u shpreh ai. Sakaq tre anëtarët që përfaqësojnë opozitën u përpoqën me një tjetër mënyrë për të mos rrëzuar ankimin. Laze kërkoi që, si anëtar i KQZ, t‘i viheshin në dispozicion të gjitha materialet zgjedhore, kërkesë që nuk u pranua nga kreu i KQZ. Ndërhyrja e një tjetër përfaqësuesi të PD, Oert Bulykbashi, acaroi shumë situatën. Ristani hodhi në votim kërkesën ankimore, e cila u rrëzua katër me tre.