ODIHR: Shqetësimet tona për zgjedhjet
Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit do të monitorohen nga 430 vëzhgues të ODIHR-it. Bashkërisht pritet që organizatat vendore të angazhojnë 2500 vëzhgues vendas, që do të mbështeten nga USAID. Këto të dhëna bëhen të ditura nga raporti i parë i ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare. Delegacioni i raportimit të nevojave të OSBE/ODIHR-it, që vizitoi Shqipërinë në datat 16-19 mars 2009, ka publikuar konkluzionet për procesin elektoral në vendin tonë. ODIHR mendon se Kodi i Ri Zgjedhor mund të ishte një mundësi që në zgjedhjet e ardhshme të plotësoheshin standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. Por, thuhet në dokument, kjo mundësi mund të realizohet vetëm nëse përgatitjet për infrastrukturën dhe administrimin e zgjedhjeve do të bëhen brenda kohës së duhur. Një çështje kyçe konsiderohet ecuria e shpërndarjes dhe prodhimit të dokumenteve të reja të identitetit. "Ndërsa qeveria shprehet e bindur se të gjithë votuesit pa pasaporta do të pajisen me kartat e identitetit përpara zgjedhjeve, disa bashkëbisedues, në veçanti ata të opozitës dhe shoqërisë civile, shprehën dyshime se ky proces do të kryhet në kohë dhe disa kërkuan që kartat të ofrohen falas", thuhet në raport. Konsiderohet e paqartë nëse qytetarët shqiptarë janë të mirinformuar me mënyrën se si do të operojë procesi i rimbursimit, në të njëjtën kohë që disa përfaqësues të OSBE/ODIHR sugjerojnë se pretendimet për uljen e çmimit mund ta ngadalësojnë edhe më tej procesin e aplikimit, sikurse edhe tërheqjen e kartave të gatshme. "Shumë përfaqësues të OSBE/ODIHR shprehën shqetësimin nëse, për shkak të vonesave në fillimin e procesit dhe të progresit aktual, të gjithë votuesit do të mund të pajisen me karta identiteti përpara ditës së votimit", vijon raporti. Misioni i OSBE/ODIHR-it nuk është në gjendje të komentojë në pretendimet e mësipërme, ose të bëjë rekomandime specifike në lidhje me procesin e pajisjes me karta identiteti të shtetasve, pasi është përgjegjësi e qeverisë shqiptare. "Në këtë kontekst është me rëndësi të theksohet se sikurse në të gjitha proceset që kërkojnë pjesëmarrjen aktive të shtetasve suksesi i procesit të pajisjes me karta identiteti do të varet nga kontributi i dhënë, në mënyrë të veçantë nga fushata sensibilizuese dhe qasja që u ofrohet shtetasve në këtë proces", shkruhet në raport. Sakaq, vihet re se nuk janë marrë masa specifike lidhur me lehtësitë në aplikimin e personave me aftësi të kufizuara, të moshuarit, pacientët e spitaleve, të burgosurit, apo invalidët. Konsiderohet e paqartë se pse kur pretendohet se deri më 17 mars ishin kryer 179 000 aplikime dhe shpërndarë 106 000 karta, numri i shtetasve që i kishin tërhequr ishte 32 000. Në kapitullin e konkluzioneve dhe rekomandimeve sugjerohet që në fillim të muajit maj të startojë vëzhgimi për zgjedhjet. Në raport vlerësohet gjithashtu regjistri i ri i votuesve, por vihet në dukje se mungon ende një sistem i adresave, çka duhet të ishte pjesë e rëndësishme e kësaj reforme elektorale. "Sistemi i ri zgjedhor ka gjasa të sjellë konsolidim të sistemit politik, ndryshe nga i mëparshmi, që krijonte mundësinë e fragmentarizimit të skenës politike", vijon raporti. Raportuesit thonë se Kodi i Ri Zgjedhor ofron mundësinë e filmimit dhe regjistrimit të procesit të numërimit të votave. Teksa shumica e bashkëbiseduesve e shikojnë këtë si hap pozitiv, zbatimi i kësaj pike ngre disa shqetësime. Ato kanë të bëjnë me rolin e këtyre filmimeve, nëse ato do të përbëjnë provë apo do të përdoren si dëshmi në një proces. Në këtë element theksohet edhe çështja e financimit dhe mënyra e prokurimit për këtë proces. "U shprehën edhe shqetësime se zgjedhjet do të mbahen në një kohë provimesh për universitetet, dhe u informua OSBE/ODIHR se duhet gjetur një zgjidhje me Ministrinë e Arsimit", vijon raporti. Teksa vihet re një tendencë pozitive në proceset zgjedhore, veçanërisht që pas lokaleve të vitit 2000, zgjedhjet në Shqipëri vlerësohet se ende duhet të arrijnë standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. "Raporti për zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 dhe ato lokale të vitit 2007 konkluduan se standartet e OSBE-së u arritën pjesërisht", thuhet në dokument. Bashkëbiseduesit e OSBE/ODIHR theksuan rëndësinë e madhe të zgjedhjeve të ardhshme në veçanti, në raport me aspiratat integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Konstatimi
Listat e kandidatëve,
mungon informacioni
"Ishte e paqartë nëse partitë e mëdha do të zgjedhin një listë koalicioni me aleatët e tyre, apo do të zgjedhin të garojnë më vete, duke lënë aleatët të garojnë vetëm ose duke i inkurajuar të grupohen së bashku", shkruhet në raport. Teksa sqaron ligjin e "lustracionit" dhe kushtin që kandidatët duhet të depozitojnë certifikatën e pastërtisë së figurës, raporti thotë se Kushtetuesja e pezulloi ligjin. "Impakti i mundshëm i këtij ligji mbi kandidatët potenciale në zgjedhjet e ardhshme është ende i paqartë", thotë ODIHR. Raportuesit theksojnë se në Kodin e Ri Zgjedhor duhet të rishihen në të ardhmen disa dispozita. Së pari, citohet neni që lejon krerët e partive politike të garojnë në të 12 listat e qarqeve dhe për këtë vlerësohet se shkelen parimet themelore të barazisë dhe mosdiskriminimit. Një tjetër element i kritikueshëm ka të bëjë me financimin publik vetëm të partive parlamentare dhe jo atyre jo parlamentare. Raportuesit e ODIHR-it theksojnë një nivel të ulët të besueshmërisë për sa i përket efikasitetit të sistemit elektoral bazuar në mungesën e deklarimeve paraelektorale të aseteve, sikurse te përdorimi i sasive të mëdha kesh për të mbuluar shpenzimet e fushatës. ODIHR-i thotë se procesi i regjistrimit të votuesve nuk e ka zgjidhur çështjen e votuesve pa një vendndodhje. ODIHR, gjatë takimeve në Shqipëri është informuar se ekzistojnë në regjistër rreth 200 000 të tillë.