E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zihet me nënën, ikën pesë ditë nga shtëpia

Grindet më të ëmën, largohet nga shtëpia për pesë ditë. Policia e gjen të fshehur në shtëpinë e një shoqeje të saj. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit dhe mësohet se 15-vjeçarja I.Nasi ishte larguar pa adresë nga shtëpia, që prej datës 17 prill. Ka qenë nëna e adoleshentes që ka trokitur në dyer e policisë dhe ka denoncuar largimin e së bijës. Vajza, banore e lagjes "Emin Matraxhiu" është larguar papritur nga banesa e saj, pas një grindjeje familjare. E ëma ka pritur që vajza të kthehej në shtëpi, pasi t‘i kishte rënë inati, por kanë kaluar 24 orë dhe 15-vjeçarja nuk është bërë e gjallë. Nëna e alarmuar ka shkuar në polici në datën 18 dhe fill pas kallëzimit të së ëmës, adoleshentja u shpall person në kërkim nga komisariati i policisë së këtij rrethi, duke u vënë në ndjekje të saj, veç inspektorit të lagjes edhe dy agjentë të policisë kriminale. Por nuk kanë kaluar as 72 orë dhe policia ka bërë të mundur identifikimin dhe gjetjen e adoleshentes, mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30. Vajza ishte strehuar që prej pesë ditësh në banesën e një shoqeje të saj. Mësohet se e mitura është kthyer në shtëpi dhe do t‘i rikthehet dhe shkollës, të cilën e kishte braktisur që prej arsimit fillor.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›