SHBA kërkojnë zgjedhje të lira, pa incidente që do sjellin regres për demokracinë

Withers kërkon pajisjen me karta të qytetarëve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i tërheqin vëmendjen Shqipërisë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, që plotësojnë standardet ndërkombëtare. Ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, ka bërë të qartë se SHBA do të konsiderojë si regres çdo incident në zgjedhjet e 28 qershorit, duke vlerësuar faktin se këto zgjedhje përbëjnë një piketë shumë të rëndësishme për zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Sipas tij, zgjedhjet e lira e të ndershme që plotësojnë standardet ndërkombëtare do të tregojnë që Shqipëria po lëviz më pranë integrimit të plotë euroatlantik. Zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë guri i piketës për zhvillimin demokratik në Shqipëri. Zgjedhje të lira dhe të ndershme që plotësojnë standardet ndërkombëtare do thotë që Shqipëria po lëviz drejt integrimit euroatlantik. Çdo gjë më pak se kaq, do të ishte shenjë regresi, theksoi Withers. Sipas tij, vëzhgimi dhe gjykimi ndërkombëtar i zgjedhjeve është i rëndësishëm, por kjo nuk është ajo që shërben si roje e një procesi elektoral në një shoqëri demokratike. Për të dytën herë, brenda pak ditëve, ambasadori amerikan Withers u bëri sërish thirrje shtetasve shqiptarë, që të pajisen me kartën e identitetit, duke e cilësuar tepër të rëndësishëm mbajtjen e zgjedhjeve më 28 qershor. Integriteti i zgjedhjeve në demokraci është në duart e qytetarëve të saj, të cilët bëjnë fushatë për kandidatët dhe partitë dhe më pas dalin për të votuar. Ndaj është e rëndësishme që të merrni kartat tuaja të identitetit dhe të dilni e të votoni, i është drejtuar ambasadori amerikan shtetasve shqiptarë.
Withers pranon financimin e PULS
Ambasada Amerikane në Tiranë ka pranuar financimin e anketimit PULS të Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim si dhe të Institutit për Studime Publike e Ligjore, që rendit si forcë të parë politike në zgjedhjet e 28 qershorit, Partinë Demokratike me 9 % më shumë se Partia Socialiste. Ka qenë vetë ambasadori John Withers, i cili e ka pranuar një fakt të tillë gjatë prezantimit të një tjetër projekti të financuar po nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara që ka të bëjë me koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, që do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Withers deklaroi se ambasada financoi anketimin por, nuk është pjesë e rezultatit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ofron fonde për lloje të ndryshme aktivitetesh ashtu siç është dhe mbështetja për projektin që ka të bëjë me vëzhgimin e zgjedhjeve. Qeveria e SHBA-së ofroi burime financiare për të mundësuar mbajtjen e një sondazhi shqiptar, jo të një sondazhi amerikan, jo të një raporti amerikan dhe jo të përfundimeve amerikane. Këto janë zgjedhjet shqiptare dhe proceset që kanë të bëjnë me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve janë në thelbin e tyre shqiptare, sqaroi Withers. Ai nënvizoi se qeveria amerikane është e interesuar vetëm për një sondazh në Shqipëri: atë që do të mbahet më 28 qershor dhe që do ta bëjnë qytetarët shqiptarë. Sondazhi i 28 qershorit është i vetmi sondazh i qeverisë amerikane dhe atë do ta bëjnë vetë shqiptarët. Legjitimiteti i çdo rezultati të zgjedhjeve varet nga transparenca me të cilën kryhet, vijoi ambasadori amerikan në Tiranë, gjatë prezantimit të projektit të vëzhguesve. Projekti i financuar nga Komisioni për Demokraci, pranë Ambasadës Amerikane përfshin monitorimin e procesit të votimit, atë të numërimit të votave, monitorimin e KQZ-së dhe Komisioneve zonale, si dhe ankimimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Kolegjin Zgjedhor. Koalicioni i Vëzhguesve vendorë pritet të aktivizojë në terren më 28 qershor, 2500 vëzhgues të pavarur. Do të jenë rreth 2500 vëzhgues vendorë që do të monitorojnë zgjedhjet në qendrat e votimit dhe 400 prej tyre në qendrat e numërimit të votave, në kuadër të koalicionit të vëzhguesve.