Heshtja vrastare e celularit 0692099410
(A është, apo nuk është ky numri Juaj, zoti Sali?! Kush fshihet, pas këtij numri misterioz, zoti Sali?!)
Nga Dr. Sherif MUÇALLA
Kam vazhduar përpjekjet për ta takuar, ose për të komunikuar me Kryeministrin me më shumë se 48 mesazhe, me letra, me takim direkt, me telefon e me lajmëtar, si edhe nëpërmjet të gjitha llojeve të mediave për më tepër se tre vjet pa pushim 2005-2008.
U lodha e shpresova kot, sepse ishte e pamundur që të kaloje bunkerin e mbushur me nepotikë edhe mëkatarë të gjithëfarëlloji të etur për hakmarrje.
Ata vetëm heshtnin edhe numëronin paratë e rrogave të majme pa ndier asgjë. Heshtnin edhe nuk e ndienin dhimbjen njerëzore të atyre, që prisnin pas dere për të zgjidhur hallin si puna ime. Unë prita e shpresova më kot, për vite të tëra.
Në të njëjtën kohë, vëzhgova edhe krahasova zgjidhjet edhe ndjeshmërinë e premtuar të Kryeministrit, ndaj problemeve të ndryshme në disa komunitete e në disa individë, të përfshirë në klanet e tij nepotike edhe për disa të tjerë, të papërfshirë në këto klane. U zhgënjeva, që e kam çuar ndonjëherë nëpër mend se i vetëshpalluri Sali bollëku, mban premtimet e dhëna për ndjeshmërinë ndaj individit.
I kërkoj ndjesë shumë miqve dhe çdo shqiptari që nga Tropoja e deri në Sarandë, që i kam kundërshtuar në vite të tëra, kur ata më thonin... mos i beso fjalëve, por shih veprat e tij. Hakmarrja e tij, shkon deri në përmasat e mentalitetit të një gjaksi primitiv .... Ju kërkojë ndjesë, kudo që të jeni miqtë e mi. I kërkoj ndjesë çdo shqiptari e çdo ndërkombëtari që e ka provuar hakmarrjen e bllokut të mëkatarëve shqiptarë! Më mirë vonë se kurrë.
Tashmë më duhet që tju them; se është koha që të ruhemi prej klaneve nepotike e krahinore të grupuara nëpër partitë e dallaveres. Të ruhemi, ashtu si ruheshim dikur në diktaturë, prej nenit të agjitacionit e propagandës, por është edhe koha, për tu çliruar njëherë e mirë prej keqqeverisjes së këtij blloku mëkatarësh të postkomunizmit, me mentalitetin e diktatorëve. Pra, është koha për të rritur standardet edhe dimensionet e demokracisë e për ta shpëtuar veten prej konceptimit primitiv të lirisë, që vazhdon të na servirë blloku i mëkatarëve.
Pandjeshmëria, pabesia, shantazhi edhe diskriminimi prej këtij mentaliteti të gjaksit primitiv, përbën një rrezik për jetën e pronën e çdo individi edhe është një kërcënim serioz për themelet e një shteti demokratik shqiptar. Për këtë jam duke thënë, asnjë votë për klanet e vetëshpallura Bollëkët, apo për grupin dallaverja që prodhon edhe mban të gjitha llojet e teserave të partive fantazma, sepse majmëria e tyre me privilegjet e pushteteve, i ka bërë që ta humbin ndjeshmërinë ndaj nesh.
Kështu, në një mesazh të Dhjetorit 2007 pak muaj para tragjedisë së 15/4/2008 në Gërdec, ndërmjet të tjerave unë ju shkruaja Juve Zoti Kryeministër; ...nuk kam se si të hesht, duke parë ngërdheshjen e gjeneralëve nepotikë, mëkatarët e mi edhe të vendit tim.... Ashtu sikurse, përgjegjësia qytetare edhe ajo profesionale me çoi përpara kaosit të 97, ti drejtohem ish Presidentit të asaj kohe, pra Juve Kryeministri i sotëm Sali, me një material 2.5 faqesh me disa sugjerime për probleme që kërcënonin mirëqenien time edhe sigurinë e vendit.
Telegrameve, kërkesave, letrave e opinioneve të mia, që shprehnin shqetësimin e sinqertë qytetar për pragun e konfliktit e të kaosit atëherë, Ju i kundërvutë heshtjen. Heshtja ishte vrastare! A ju kujtohet Z. Sali, jam njëri prej individëve pa imunitet e pa parti, që pareshtur dhe me sinqeritet kërkova veprimin Tuaj, për ti dhënë fund trajtimit në baza nepotike e krahinore të punonjësve në sistemin e sigurisë?! Gjeneralët nepotikë e servilë,që sot po shpërblehen me paratë e shtetit shqiptar për trimëritë e tyre pas beteje, nxirrnin urdhra për burgosjen e individëve si puna ime. Ata, largonin nga puna cilindo, që guxonte e shprehte opinione ndryshe, apo thoshte të vërtetën për keqtrajtimet, për vjedhjet e për diskriminimet e ushtarakëve jashtë klaneve nepotike e krahinore. Të burgoset individi Sherif Muçalla!- thanë gjeneralët nepotikë e dallkaukë atëherë në vitet 1995-1997, sepse ai ka guxuar që të hedhë baltë mbi shkëlqimin e anëtarëve të bllokut që u vetëshpallën heronjtë e demokracisë pa qenë kurrë të tillë. Citoj ...tërhiq opinionet..., ndryshe do të dënohesh rëndë.... më kërcënoi një gjeneral me yje të shumta atëherë, në zyrën e tij. Ndërsa një tjetër gjeneral nepotik, duke u ngërdheshur nëpër tavolina pijanecësh shprehej... ta plasim në burg.... Unë reagova edhe kërkova veprimin e ish presidentit Sali, sepse i besoja ende. Ai heshti edhe vetëm heshti, pa ndier asgjë për atë se çfarë unë kërkoja. Heshtja e tij, atëherë në 1995-1997, qe vrastare për mua e për mijëra shqiptarë të pafajshëm, ashtu sikurse kjo heshtje vazhdon që të jetë vrastare ende sot.
***
Natyrshëm fillova që të pyes gjatë këtyre viteve; Çtë ketë vallë Kryeministri që vetëm hesht në të tilla raste?! Mos vallë nuk ja thonë problemet?! Mos ai, nuk dëgjon nga një vesh, apo mos Kryeministri ynë bën sikur fle gjumë në të tilla raste, që pastaj të thotë: ...nuk di gjë e nuk kam dëgjue gjë...?! Apo mos vallë, thjesht më ka shpallur mue dhe komunitetin të cilit unë i përkas (Tiranës), si gjaksin e tij prej vitesh kushedi pse, ndoshta më ka ngatërruar me dikë tjetër prej vitesh?! Gjëra këto, që kanë ndodhur e vazhdojnë që të ndodhin shpesh tek ne.
***
Kështu, më është dashur që të reagoj për probleme të sigurisë, gjithmonë përpara ngjarjeve tragjike me dy gjeneralë, dikur miq të miqve të Kryeministrit kriter ky që i bëri ata gjeneralë me yje të pafundme, por mosmirënjohës edhe ndaj Jush Zoti Sali.
Njëkohësisht ata, kanë qenë edhe Shefa të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, por edhe të përkëdhelurit e shefave politikë, të cilët prej nepotizmit morën yllin e gjeneralit ndërsa praktikisht, vërtetuan se nuk meritonin as yllin e togerit, për mungesën e kurajos e për papërgjegjshmërinë që treguan.
Sigurisht, që në këto reagime edhe në këtë oponencë, unë nuk kam qenë i vetëm, por shpresoj që të tjerët, të mos kenë shijuar sjelljen barbare prej titullarëve servilë e nepotikë, ashtu si më ka ndodhur mua në këto vite.
Fatkeqësisht, si shtetas kam provuar hakmarrjen, deri në përmasat e mentalitetit të një gjaksi primitiv, por kam ndier që të reflektohej prej disa titullarëve në strukturat e sigurisë edhe një mungesë kurajo e një frikë për të shprehur mendimin e tyre ndryshe ndaj shefave politikë, deri në përmasat e një servilizmi të neveritshëm, në kundërshtim me betimin e bërë për integritetin profesional e moral. Pra ata provuan, se ishin gjeneralë pas beteje, e trima vetëm pas mbarimit të luftës.
***
Pas një vëzhgimi të tillë disa vjeçar, shpesh kam vazhduar që të pyes; A ka ndryshuar, a ka nxjerrë mësime edhe a e respekton si një dimension demokracie Kryeministri i të djathtës opinionin ndryshe, të cilitdo specialisti e të çdo lloji media, apo ai mendon, se i di të gjitha vetë edhe vazhdon që të ketë alergji për ata, që shprehin një mendim ndryshe, ashtu si dikur gjatë presidencës së tij të 92-97-ës?!
Me sa duket, ai së bashku me mëkatarët që u bënë gjeneralë prej servilizmit, nepotizmit edhe krahinalizmit i është rikthyer zanatit të vjetër, për të shtypur çdo reagim e pakënaqësi ndaj shkëlqimit të tij.
Sot ai po kërkon që të ngrijë përsëri buzëqeshjet në buzë si dikur, apo të ngrijë në akull, pavarësisht prej stinës, çdo individ që nuk mendon si ai. Mos vallë Kryeministri Sali, për hobi po kërkon që ta eksperimentojë efektin e kësaj ngrirje me çdo shqiptar, i cili shpreh një opinion ndryshe prej tij?! Kjo pyetje më lindi kur vëzhgova një mungesë kurajoje dhe një ankth tek një gjeneral me shumë yje, për ti bërë oponencë ecurisë së një problemi që kishte të bënte me sigurinë e vendit edhe mbrojtjen e interesave të mia të ligjshme. Mendova atëherë, ndoshta e kanë ngrirë të shkretin gjeneral edhe pata mëshirë për të. Pata mëshirë për të, thjeshtë për qenien njerëzore të diskriminuar e të frikësuar për të shprehur mendimet e tij. Njëkohësi