E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset me makinë, plagoset rëndë çifti

Autori i Lajmit: red.
Në aksin rrugor Perash–Fermentim, të qytetit të Shkodrës, në vendin e quajtur “Nënstacioni elektrik”, 30-vjeçari Gjovalin M., banues në fshatin “Bardhaj”, duke drejtuar një motoçikletë të tipit “CO Motoor”, pa targa, është përplasur me një automjet tip “Benz” veturë, me targa të huaja LD 4267, me drejtues 32-vjeçarin P. E., banues në Shkodër. Burime nga policia bëjnë të ditur se për pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa e fejuara e tij, 22-vjeçarja L.C, e cila udhëtonte si pasagjere në motoçikletë, nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet në ngarkim të Gjovalin M., i kaluan prokurorisë së rrethit, në gjendje të lirë, për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim të mjetit pa dëshmi.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›