OJF-të, takim me Berishën
Ashtu siç është bërë e ditur përpara pak kohësh, një grup i gjerë i organizatave joqeveritare në Shqipëri i dërgoi Kryeministrit të Shqipërisë një letër, ku ndër të tjera i shprehte shqetësimet e tij për zbatimin e TVSH-së ndaj OJF-ve në vend. Letra, ndër të tjera, kërkonte një takim midis përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe Kryeministrit. Një përfaqësues i grupit të OJF-ve sqaroi dje për mediat se, Kryeministri ka pranuar zhvillimin e takimit, i cili do të mbahet më datën 12 shkurt. Çështja ka të bëjë me përfshirjen e TVSH-së te grantet që marrin OJF-të, edhe pse qëllimi i përdorimit të fondit është për synime bamirësie.