Stavileci: Letra ime për Jeremiç
Shumica e rrjedhave varen nga fillimi i tyre dhe krijimi i bazës për të ecur rrugës, qoftë të fuqizimit të asaj ekzistuese, qoftë të asaj që krijohet. Po ndërtojmë një ngrehinë të re, andaj do të varet shumë se mbi cilat themele po e bëjmë këtë. Kështu thotë akademiku i njohur, Esat Stavileci. Ai thotë gjithashtu se duhet të tërhiqet një vijë kufitare mes së drejtës së ligjshme të saj për të qenë shtet, si dhe krijimit të "hapësirës" për të funksionuar si i tillë. "Nuk do të dëshiroja që të na shemben themelet, pa i ngritur kulmet".
Në librin e fundit "SHTETI-shqyrtime të përgjithshme teorike me vështrim, rasti i Kosovës", citojmë: "Ndërtimi i shtetit është krijimi i institucioneve të reja qeverisëse dhe fuqizimi i atyre ekzistuese" (Fukuyama). Në këtë kontekst, si e shikoni rrjedhën dhe perspektivën e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë në krijimin e institucioneve të reja qeverisëse dhe fuqizimin e atyre që kanë ekzistuar?
Rrjedha nuk është ajo që është pritur. Perspektiva varet pikërisht prej rrjedhave ku po kalon Kosova. Në Kosovë ende ka më shumë imitim të demokracisë, sesa demokraci të mirëfilltë dhe për pasojë, ajo ende nuk ka arritur që institucionet e reja vetëqeverisëse t‘i veshë me parimet dhe standardet e demokracive perëndimore. Jam shumë i ndërgjegjshëm se koha është relativisht e shkurtër për arritje kulmore, por, gjithashtu, jam i ndërgjegjshëm se shumica e rrjedhave varen nga fillimi i tyre dhe krijimi i bazamentit për të ecur rrugës, qoftë të fuqizimit të atyre ekzistuese, qoftë të atyre që krijohen ndërkohë. Ne po ndërtojmë një ngrehinë të re. Do të varet shumë se mbi cilat themele po e bëjmë këtë. Nuk do të dëshiroja që të na shemben themelet, pa i ngritur kulmet.
Si dhe sa korrespondojnë pesë "krizat" e M. Roskinit (identiteti, legjitimiteti, depërtimi, pjesëmarrja dhe shpërndarja) në formësimin e dekadës së fundit të shtetit të Kosovës? Konkretisht, a mund të nxirrni ndonjë përafri për vitin e fundit?
Në këtë fazë të zhvillimit të shtetit të Kosovës nuk mund të flitet për reflektim të plotë të teorisë së M. Roskinit, aq më parë ngase ende nuk ka arritje të suksesshme në konsolidimin e demokracisë politike. Dhe ende nuk ka ecuri të zhvillimit ekonomik, sepse ende nuk ka procese që bëjnë të mundshme reformat në këtë fushë. Prandaj, Kosova do të vazhdojë edhe për një kohë të përballet me shumicën nga "pesë krizat" në zhvillimin e shteteve, për të cilat flet Roskini, veçanërisht ato të identitetit, legjitimitetit dhe qeverisjes.
Kanë mbetur vetëm pak ditë nga promovimi i një ndër veprave të rëndësishme të mundit tuaj shkencor akademik, "Rrugëtimet dhe labirintet e Kosovës dhe të shqiptarëve - pavarësia e Kosovës - fakt i ligjshëm që nuk mund të zhbëhet". Me çfarë ka të bëjë kjo vepër?
Kam identifikuar njëzet boshte të argumentimit të pavarësisë së Kosovës, nga e drejta për vetëvendosje, historia e popullit shqiptar dhe aneksimi i Kosovës nga Serbia, autoktonia, shtrirja etnike, përbërja kombëtare e popullsisë, të qenët e Kosovës njësi federale e ish-Jugosllavisë dhe zhbërja e saj, gjenocidi serb ndaj shqiptarëve, deri te themelësia formale teorike e shtetit, baza shoqërore dhe qëndrueshmëria ekonomike dhe të mosqenët e pavarësisë së Kosovës si zgjidhje e plotë e çështjes shqiptare, por vetëm si "zgjidhje e balancuar për kohën".
Keni thënë: "Kosova i ngjan fëmijës së sapolindur dhe që ‘mbahet‘ me infuzion". Pse mendoni kështu?
Nuk ka nevojë për shumë koment. Kosova po hyn në njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë pa qëndruar ende në "këmbët e veta".
E para, Kosova ende "mbahet për dore" nga ndërkombëtarët;
e dyta, Kosova ende nuk ka dalë plotësisht nga rrethi ku ishte mbërthyer me vendosjen e pranisë ndërkombëtare, ende mbahet në "trajtim";
e treta, Kosova ende nuk është pavarësuar plotësisht që t‘i marrë të gjitha përgjegjësitë për të qenë "zot i vetvetes".
Përfundimisht, duhet të tërhiqet një vijë kufitare mes së drejtës së ligjshme të saj për të qenë shtet dhe krijimit të "hapësirës" për të funksionuar si i tillë.
Pavarësia e Kosovës duhet "të çlirohet nga prangat", ku e ka mbërthyer Rezoluta 1244 dhe, njëkohësisht, Kushtetuta e Kosovës duhet të lirohet nga kushtëzimet që "i ka vënë" Plani i Ahtisarit, duke ia humbur kuptimin e të qenët "akt më i lartë juridik". Për të funksionuar si shtet me domethënien e plotë të tij, duhet të vishet me sovranitet të plotë dhe të aderojë në mekanizmat ndërkombëtarë. Përherë e kam tërhequr vërejtjen se një vend ose është, ose nuk është shtet; ose është, ose nuk është i pavarur; ose është, ose nuk është sovran.
Pse thoni se bërja e shtetit të Kosovës është më shumë sesa deklarimi për të?
Ka një dallim thelbësor mes deklarimit të shtetit dhe bërjes së tij, prandaj konsideroj se bërja e shtetit është më shumë sesa deklarimi i tij. Deklarimi i shtetit është një fazë e bërjes së shtetit, por jo edhe i tërë procesi i shtetkrijimit, me të gjitha atributet që i vishen shtetit si një krijesë shoqërore. Për të qenë një shtet në kuptimin funksional, Kosova sfidohet me mbrojtjen e integritetit territorial, me shtrirjen e pushtetit, kontrollit dhe ligjit në të gjithë hapësirën territoriale të tij, me supremacionin e Kushtetutës së saj ndaj të gjitha rregullave të tjera dhe me veshjen e tij me sovranitet të plotë. Natyrisht, do të kalojë edhe një kohë që në Kosovë i tërë procesi i shtetkrijimit të përfundojë në mënyrë të kryer dhe të përkryer.
I jeni drejtuar me një letër ministrit serb, Vuk Jeremiç. Pse e ndërmerrni këtë hap "individual", kur dihet se tashmë e kemi institucionin tonë të Ministrisë së Punëve të Jashtme?
Ministrit të Jashtëm serb, Jeremiç, i jam drejtuar me letër në mungesë të përgjigjes nga institucionet, sepse ai e shtroi dhe e "problematizoi" çështjen e një kishe serbe në Gjakovë, pa e vrarë mendjen për barbarinë serbe dhe gjenocidin e pushtetit serb ndaj monumenteve historike, kulturore dhe fetare në Kosovë gjatë luftës 1998-1999, por duke i bërë një vështrim të shkurtër edhe vazhdimësisë së akteve dhe veprimeve gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve. Përmenda shembullin e kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që kishte pësuar nga lufta, por edhe 218 xhami që ishin demoluar, rrënuar ose djegur prej akteve të shfrenuara të pushtetit serb në Kosovë, duke ia tërhequr vërejtjen se drejtësia vonon, por megjithatë arrin dhe do të arrijë edhe në Kosovë.
Stavileci:
Libri, bashkë me një DVD
Kam përmbledhur dhe përzgjedhur fjalën time publike për Kosovën dhe çështjen shqiptare të dhjetë viteve të fundit (1999-2009) në një DVD dyorëshe, duke shënuar saktësisht datat se kur dhe për cilat rrjedha kam tërhequr vërejtjen. Mendoj se bëhet fjalë për një dëshmi të një kohe, të shoqëruar me shumë hamendje të bashkësisë ndërkombëtare rreth statusit të Kosovës deri te "pavarësia e mbikëqyrur", e cila, qoftë edhe si e tillë, kontestohet nga Serbia. Ky kontestim më ka motivuar që në një libër tjetër, me titull "Rrugëtimet dhe labirintet e Kosovës dhe të shqiptarëve...", si një ndihmesë për dëshmitë për Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, t‘i përmbledh argumentet historike, politike, ekonomike, kushtetuese-juridike, ndërkombëtare etj.