Prishepov: Zgjidhjet për krizën e gazit
Kriza e gazit nuk e kërcënon më Evropën, por problemet mund të rizgjohen, ndaj Rusia po kërkon rrugë të tjera për këtë tregti. Fitorja e Barak Obamës në Amerikë pritet të ndryshojë shumëçka në diplomacinë botërore. Për këto dhe të tjera çështje të tjera me rëndësi në arenën ndërkombëtare dhe çështje veçanërisht të rëndësishme për rajonin tonë, ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Aleksandër Prishepov, tregon qëndrimet e Moskës...
Diplomacia ruse është me emër në botë. Çfarë i dallon diplomatët rusë nga ata të vendeve të tjera?
Politika e jashtme e çdo shteti ndërtohet mbi fakte të karaktereve të ndryshme, faktorë të tillë objektivë, si pozicioni gjeografik, zhvillimi historik, ekonomia, kultura, ose feja e këtij vendi. Mbi bazën e këtyre faktorëve formohen interesat kombëtare të shtetit. Këto interesa mund të ndryshojnë nuancën politike. Por në thelb ato mbeten të pandryshueshme. Kështu ndodhi edhe me formimin e politikës së jashtme ruse.
Një car rus ka thënë: Rusia nuk është vend, por është një pjesë e botës. Pozita unikale gjeografike e Rusisë, fakti që ajo është në kryqëzimin e qytetërimeve dhe botëve të ndryshme, përcaktoi edhe zhvillimin diplomatik të Rusisë. Shërbimi diplomatik gjatë shekujve në Rusi ishte derivat i interesave kombëtare të vendit. Ne krenohemi me historinë shumëshekullore të diplomacisë ruse, sepse shërbimi për këtë profesion ka tërhequr gjithnjë njerëz me prirje krijuese, me arsim të shumanshëm dhe të gatshëm të mbrojnë interesat e vendit të tyre në botë. Shumë diplomatë rusë kanë lënë gjurmë jo vetëm në diplomacinë ruse, por edhe në atë botërore. Nuk është e rastit që në këtë profesion janë përfshirë figura të tilla të kulturës ruse, si Pushkin, Tjutçev e të tjerë. Edhe shekulli 20 ka nxjerrë një brez të shkëlqyer diplomatësh, si Çeçerin, Litvinov, Gromiko, Primakov e të tjerë. Faktorët më të mirë të traditës ruse kanë qenë: patriotizmi i mençur, kultura e lartë profesionale, kuptimi i thellë i interesave kombëtare dhe dija për t‘i ndërthurur njohuritë diplomatike me mundësitë e vendit të vet. Këto tradita kanë vlerë përcaktuese. Veçse për ne, tradita dhe trashëgimia nuk janë thjesht nocione të së kaluarës, por themele mbi të cilin ngrihet shërbimi diplomatik. Rusia gjithnjë e më tepër merr përsipër përgjegjësinë për situatën në botë dhe merr pjesë aktivisht jo vetëm në zbatimin, por edhe në hartimin e rendit global të ditës. Dhe kjo padyshim kërkon punë plotësuese nga diplomacia.
Cilat janë problemet më të mprehta, me të cilat diplomacia ruse ndeshet aktualisht?
Padyshim diplomacia ruse trajton problemet më të mprehta të kohës. Lidhur me këtë, ka kuptim të merret në konsideratë viti i kaluar. Viti i kaluar ishte i mbartur me ngjarje të mëdha dhe herë-herë dramatike, të cilat patën ndikime jo vetëm në botë, por edhe në Rusi. Kjo ishte pikërisht ajo që nënvizoi vitin e kaluar edhe Presidenti rus, z. Dimitrij Medvedev: cilësia e situatës politike. Iluzioni i botës njëpolëshe i takon të shkuarës pa kthim. Nga ana tjetër, sistemi policentrik i drejtimit global që po formohet sipas mendimit tonë duhet të shërbejë si kufizues i disa vendeve që kanë tendencën për të zgjidhur problemet e veta, për llogari të të tjerëve, qoftë në fushën ekonomike/financiare, qoftë në fushën e sigurisë. Sfidë serioze për sigurinë ndërkombëtare vitin e shkuar ishte agresioni i Gjeorgjisë kundër Osetisë Jugore. Ky agresion dështoi vetëm falë veprimeve të vendosura të Rusisë, të cilat u kryen në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare, përfshirë të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Interesat e përgjithshme të vendeve janë prekur edhe nga kriza e përgjithshme financiare. Kjo krizë na shtyn për veprime kolektive dhe na jep mundësi për zgjidhje kolektive të problemeve ndërkombëtare. Si shembull kuptimplotë mund të shërbejë transformimi i shtatëshes financiare në 20-shen ekonomike më të fuqishme të botës. Rusia, në bashkëpunim me partnerët e saj, është e gatshme ta përballojë këtë krizë.
Si shkoi diplomacia ruse në 2008-ën?
Ju fola për krizën e Kaukazit, ku Rusia bashkë me BE-në të zgjidhin një konflikt jo të vogël. Kjo krizë tregoi se problemet nuk zgjidhen me dhunë. Nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës diplomatike dhe politike.
Po të flisja për vitin e kaluar, do të përmendja propozimin e Presidentit Dimitrij Medvedev të qershorit të kaluar për Traktatin e Sigurimit Evropian. Bëhet fjalë për miratimin e një dokumenti juridikisht të pranueshëm. Kjo nismë ngjalli shumë interes, sidomos në takimin e fundit të ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Helsinki. Kuptimi i këtij dokumenti është realizimi i një sigurimi ndërkombëtar të qëndrueshëm në hapësirën euroatlantike. Ky traktat nuk drejtohet kundër ndonjë organizate. Rusia nuk pretendon statusin e ndonjë superfuqie. Përkundrazi, ne propozojmë krijimin e një sistemi udhëheqësish kolektiv.
Kryeministri rus, Vladimir Putin, theksoi në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, se militarizimi nuk është përgjigjja për zgjidhjen e problemeve të kohës. Si do ta shpjegoni këtë tezë në qëndrimin rus?
Në Davos, Kryeministri Putin shtjelloi logjikën e kësaj ideje. Në kushtet e krizës së përgjithshme ekonomiko-financiare, papunësia rritet në mënyrë progresive. Ajo duhet të luftohet në një farë mënyre. Kjo mund të zgjidhet duke vënë në lëvizje disa leva shtetërore. Kjo do të thotë të rrisësh porositë e shtetit për degën ushtarake. Dhe kjo rrjedhimisht stimulon militarizimin.
Por kjo është një veprimtari që jep një zgjidhje të përkohshme dhe shumë të rrezikshme, sepse militarizimi nuk e zgjidh problemin e papunësisë, por vetëm e fsheh atë diku thellë. Militarizimi kërkon nga shteti mjete kryesisht financiare, të cilat mund të shkojnë për zgjidhjen e shumë problemeve të shkaktuara nga kriza. Për të mos folur më pas për faktin se një militarizim i mëtejshëm do të ngjallte konflikte të tjera, sepse produkti i sektorit ushtarak duhet të shitet diku. Prandaj, Putin theksoi se kufizimi i shpenzimeve në ushtri do të sillte fitime më të mëdha për vendin, sepse këto para mund të përdoren për zgjidhjen e problemeve të papunësisë dhe të krizës financiare-ekonomike.
Rusia shpreson në një ndryshim të politikës së jashtme të Amerikës. Sa i hapur është vendi juaj të bashkëpunojë me administratën e z. Obama për zgjidhjen e çështjeve më prioritare, si zgjerimi i NATO-s, sistemi antiraketë?
Si Amerika, ashtu edhe Rusia, i përkasin qytetërimit evropian. Këto dy vende kanë lindur dhe janë pjellë e këtij qytetërimi dhe ato e kanë shpërndarë atë në pjesë të tjera të botës. Prandaj, Rusia dhe Amerika janë të destinuara për të qenë partnere midis tyre. Këtë e kanë kuptuar dhe shumë personalitete të shquara politike, si Kisinger apo Schulz, të cilët u shprehën për këtë çështje në artikullin e tyre të përbashkët të shkruar në "Herald Tribune" të 1 tetorit të vitit të kaluar. Ata shkruan se madje edhe në dritën e krizës gjeorgjiane interesat e Amerikës, Rusisë dhe Evropës sot në shkallë më të madhe përputhen më shumë se çdo herë tjetër. Këtë mundësi nuk mund ta lësh të të ikë. Vendosja e marrëdhënieve të drejta midis SHBA-së, BE-së dhe Rusisë do të ishte ndihmesa më e madhe në krijimin e një udhëheqje kolektive të vendeve kryesore të botës. Prandaj, është krejtësisht normale të themi se vendosja e marrëdhënieve me administratën e re amerikane është një nga përparësitë e Rusisë. Ne jemi të gatshëm për dialog mbi bazën e kushteve të barabarta. Ne jemi të interesuar që në marrëdhëniet tona të ketë trashëgimi mbi bazën e deklaratës së Soçit të vitit të kaluar. Përparësitë tona janë strategjitë ndërkombëtare bërthamore dhe mbrojtjen antiraketë. Mbeten në fuqi propozimet tona në fushën e transparencës sonë strategjike për formimin e një sistemi amerikano-rus për ndjekjen e rreziqeve kryesore globale. Me një fjalë, Rusia është e gatshme për dialog dhe shpreson të njëjtën gjë për Amerikën.
Sa i përket hyrjes së Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO, ky është një projekt absolutisht i panevojshëm në kushtet e sotme. Ai na ndan, por nuk na bashkon. Kurse ne sot kemi nevojë për një rend unik të përbashkët dhe qëndrime të njëjta. Zgjerim për hir të zgjerimit, apo përvetësimi i territoreve gjeopolitike të reja për t‘i provuar dikujt diçka është mendësi shumë e vjetër.
Cilat janë rezultatet e diplomacisë ekonomike ruse?
Diplomacia ekonomike luan një rol të rëndësishëm në formimin e vijës ekonomike të shteteve. Përparësi për diplomacinë ruse është mbështetja e zhvillimit të ekonomive kombëtare. Por, në kushtet aktuale kjo është e pamundur, pa zgjeruar më parë lidhjet midis vendeve. Kështu, përveç modernizimit të ekonomisë ruse, ne po synojmë të krijojmë një rend të drejtë botëror ekonomik, që absolutisht të mbështetet në të drejtën ndërkombëtare dhe partneritetin e ndërsjellë. Një nga drejtimet e diplomacisë ekonomike ruse është edhe vënia e cakut për diskriminimin e biznesit rus në botë. Vitin e kaluar e arritën këtë objektiv, duke u bazuar në mjete të së drejtës. Në kushtet e krizës globale financiare, detyrë e diplomacisë ekonomike, ruse është shmangia e pasojave negative të kësaj krize, si për ekonominë ruse, ashtu edhe atë botërore. Një detyrë tjetër është përsosja e klimës së investimeve, si dhe shtimi i investimeve ruse në botë. Klima e investimeve në Rusi mbetet e favorshme, pavarësisht krizës financiare. Kështu, vitin e kaluar, vëllimi i investimeve të huaja në Rusi ishte 251.3 miliardë dollarë. Nga ky total, investimet e huaja direkte ishin 118 miliardë dollarë; kurse investimet ruse në botë zunë rreth 91 miliardë dollarë. Në Samitin e Bashkësisë Ekonomike Euroaziatike të zhvilluar këto ditë në Moskë (ku hyjnë 5 vende të ish-BRSS), presidentët e vendeve anëtare nënshkruan marrëveshjen për krijimin e fondit antikrizë të BEEA me vlerën 10 mld dollarë. Rusia do të japë 7.5 mld dollarë, pjesa e Kazakistanit do të jetë 1 mld dollarë. Mendohet që shtetet e tjera pjesëmarrëse do e përcaktojnë pjesën e tyre në fond brenda muajit. Veç kësaj, në kushtet e krizës globale financiare-ekonomike, Rusia tregoi gatishmërinë për t‘i dhënë Kirgizisë, e cila u ndodh në gjendje të vështirë ekonomike, ndihmë dhe përkrahje të mundshme në vlerën 2 mld dollarë. 2 mld dollarë u dhanë për kalimin e krizës në Bjellorusi. Siç e shihni, ne nuk i lëmë miqtë në të keq.
Po për konfliktin e gazit, i cili përfshiu Rusinë këtë fillimviti, çfarë mund të na thoni?
Lidhur me transportimin e gazit transit përmes Ukrainës, ky ishte thjesht një problem ekonomik midis dy subjekteve ekonomike dhe jo midis dy shteteve, Rusisë dhe Ukrainës. Ishte thjesht një konflikt midis dy subjekteve, ku njëri shet dhe tjetri blen. Por, për fat të keq, në sajë të parregullsive politike në Ukrainë, ky problem u bë ndërshtetëror, madje ndërkombëtar. Në fund të fundit, ky problem nuk mund ta gëzojë as Rusinë si furnizues i mbartësve energjetikë, as kompanitë që konkretisht merren me tregtimin e gazit. Prandaj, Presidenti z. Dimitrij Medvedev në takimin me shtetet që importojnë gazin rus, propozoi lidhjen e një marrëveshjeje që të parashikojë zgjidhjen e problemeve eventuale të eksportimit, transitimit dhe të furnizimit me gaz, duke nënvizuar se të gjitha dokumentet, përfshi kartën energjetike, dolën të pafuqishëm për ta zgjidhur situatën e krijuar. Ky është drejtimi i parë. Drejtimi i dytë është zgjerimi i sistemit të transitit, gjetja e rrugëve të tjera të transitit. Bëhet fjalë për Rrjedhën e Veriut, një gazsjellës që kalon nga fundi i Detit Baltik dhe do të furnizojë Gjermaninë, Holandën, Belgjikën dhe të tjera vende, ndërsa Rrjedha e Jugut do të kalojë nëpër Bullgari, Ballkan dhe më tutje nëpër Itali.
Cili është mendimi juaj për projektin Nabuko?
Rusia nuk është kundër asnjë gazsjellësi, ose naftësjellësi dhe nuk i pengon ata. Nëse ekziston kërkesa dhe mundësia, secili mund të ndërtojë gazsjellës. E rëndësishme është të mos falimentosh përderisa janë projekte të kushtueshme dhe që kërkojnë përpjekje të përbashkëta.
Në ç‘fazë është bashkëpunimi midis diplomacisë shqiptare dhe asaj ruse?
Ky bashkëpunim zhvillohet jo keq. Ne mbajmë një dialog të vazhdueshëm politik, bëjmë konsultime politike, në të cilat këmbejmë mendimet tona për çështje të ndryshme ndërkombëtare, shtjellojmë qëndrimet tona lidhur me to dhe diskutojmë problemet tona dypalëshe rajonale. Kjo na ndihmon të kuptojmë qëndrimin e palëve dhe zhvillimet e bashkëpunimit tonë. Në lëmin ndërkombëtar, ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë, ne jemi anëtarë në strukturat e organizatave ndërkombëtare si, OKB, OSBE, Organizata e Bashkëpunimit të Vendeve të Detit të Zi. Në tërësi, jemi të kënaqur nga bashkëveprimi ynë i përbashkët dhe përpiqemi ta mbajmë atë në nivel miqësor.
Si një diplomat karriere prej shumë vitesh, cila është këshilla juaj për diplomatët e rinj, që sapo e kanë filluar këtë rrugë?
Shumë shkurt do të thosha se suksesi i diplomatit nuk është në parketin diplomatik, por ulur në tavolinën e punës. Prandaj, po të doni ta zgjidhni këtë profesion, përgatituni për punë të rëndë, të vështirë dhe të përditshme.