E Diel, 1 Nëntor 2026

Real Madrid në Tiranë, sot ndeshja me Gramozin

ëndrra Reale ,Galaktikët vijnë në Shqipëri dhe kjo falë Kompanisë "Taçi Oil" që organizon për herë të tretë trofeun me të njëjtin emër. Pasi më parë ka sjellë dy herë Kuqezinjtë e Milanit në Tiranë kompania tashmë bën realitet për të gjithë shqiptarët edhe mbërritjen e Galaktikeve të Europës, Realit të Madridit klubit me historinë 108 vjeçare dhe klubit që ka fituar më shumë Liga Kampionesh se çdo skuadër tjetër. Në Tiranë do të mbërrijnë yjet e futbollit Botëror duke filluar që nga Kristiano Ronaldo ,braziliani Kaka, por edhe kapiteni Raul Guti dhe yje të tjerë. Madrilenët do të luajnë kundër Gramozit, skuadrës debutuese këtë vit në Kategorinë Superiore që nuk e kishte menduar kurrë më parë se do të kishte një ditë përballë Realin në "Qemal Stafa".
Galaktikët do të mbërrijnë në aeroportin "Nënë Tereza" rreth orës 12:00 dhe më pas do të drejtohen drejt kryeqytettit nën masa të forta sigurie. Do të akomodohen në hotel Sheraton dhe më pas trajneri Pellegrini dhe dy yjet Kaka dhe Ronaldo do të dalin në një konferencë për shtyp për mediat shqiptare dhe ato spanjolle që pritet të jenë të shumta. Për këtë ndeshje Gramozi do të aktivizojë edhe lojtarë të skuadrave të tjera dhe pritet të luajë me Shehin ,Vrapi ,Semina ,Dragusha ,Kukaj ,Lena Babaj ,Shaqiri ,Rustemi ,Xhafaj dhe Dos Santos . Ndërsa Galaktikët do të luajnë me Kasijas ,Sergio Ramos ,Garai ,Albiol ,Marselo ,Diarra ,Alonso ,Granero ,Kaka Ronaldo dhe Benzema. Pritet që stadiumi të jetë plot dhe të ardhurat nga biletet do të shkojnë për të përmbyturit në Shkodër.
Ka një intersim të madh për këtë ndeshje historike për skuadrën Kolonjare. Në stadium do të jetë edhe Presidenti i Realit Perez .Takimin do ta gjykojë ndërkombëtari Jareci. Ndërsa lojtarët e të dyja skuadrave do të mbajnë në krah nga një shirit të zi për të nderuar Legjendën e futbollit shqiptar Panajot Pano për të cilin do të mbahet edhe një minutë heshtje.
Ndeshja zhvillohet në orën 18:00 në "Qemal Stafa" ndërsa Reali do të largohet nga Shqipëria menjëherë pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›