E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, 30 pyetje Shqipërisë për Gërdecin e Kosta Trebickën

 Fatos MahmutajShpërthimi i Gërdecit dhe vdekja e dyshimtë e dëshmitarit të trafikut të armëve Kosta Trebicka, janë dy nga pikat kryesore të pyetësorit për qeverinë shqiptare, për të cilat i dërguari i Ban Ki Moon, Philip Alston, është interesuar në mënyrë specifike. "Ju lutemi të tregoni hapat e ndërmarrë për të hetuar shpërthimin në mars 2008 të municioneve në Gërdec, i cili vrau 26 njerëz. Ju lutemi të jepni informacion mbi reformat e zbatuara për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen", -është pyetja për Gërdecin, pas të cilës vjen menjëherë interesimi për vdekjen gjashtë muaj më vonë të dëshmitarit të trafikut Kosta Trebicka: "Ju lutemi tregoni hapat e ndërmarrë për të hetuar vdekjen e Kosta Trebickës në vitin 2008". Këto dy ngjarje, të lidhura me njëra-tjetrën dhe të ndodhura në harkun kohor të brenda 6 muajve kanë ngjallur, veç tjerash, interesin e ndërkombëtarëve, përfshi Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për vetë jehonën që përcollën si dhe pasojat e rënda në Shqipëri. Shpërthimi i Gërdecit më 15 mars të dy viteve më parë solli vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e rreth 300 të tjerëve, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat e shtypit dhe personave të ndryshëm publikë për përfshirjen nën akuzë të anëtarëve të politikës, siç është rasti i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ndërsa vdekja enigmatike e Kosta Trebickës në shtator të vitit 2008 do i jepte zbehtësi hetimit për trafikun e armëve që niste nga Shqipëria dhe përfundonte në Afganistan. Trebicka gjeti vdekjen në një zonë malore në periferi të rrethit të Korçës, nga shkaqe që sipas hetimit ishin aksidentale, (përmbysja e mjetit të tij). Të paktën me këtë përfundim doli edhe një ekspert kriminalistike amerikan, i cili u thirr nga Prokuroria e Përgjithshme Shqiptare për t'i ndihmuar në rastin në fjalë. Por ndryshe nga kjo, zërat për eliminimin e tij vazhduan nëpër media dhe deklarata të ndryshme publike, duke sjellë si pasojë edhe interesimin e OKB-së për të vërtetën.Pyetësori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ShqipërinëKrimi i organizuar, vrasjet, vetëvrasjet, zhdukjet e personave, krimet e mbyllura pa autorë, si dhe gjithë anët e errëta të shoqërisë shqiptare do të kalojnë në sitë nga OKB. Nëpërmjet Profesor Philip Alston, Raportuesit të Posaçëm të Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore ose Arbitrare, i cili nis sot në vendin tonë një mision një javor, Kombet e Bashkuara do të mbledhin informacion qeveritar për zhvillimet më të errëta të krimit në vendin tonë. Për tetë ditë me radhë i dërguari i posaçëm do të plotësojë në Tiranë pyetësorin me 30 pyetje, të cilin gazeta e boton të plotë. LETRA E OKB PëR SHQIPëRINëMisioni në Shqipëri i z. Philip Alston, Raportuesi i Posaçëm i Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore ose Arbitrare, 15 - 23 shkurt 2010.Kërkesë për informacion nga Raportuesi i Posaçëm drejtuar Qeverisë shqiptare.Raportuesi i Posaçëm për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore Profesor Philip Alston, kërkon informacionin e mëposhtëm, në përputhje me misionin e tij në Shqipëri, nga data 15 deri më 23 shkurt 2010:PYETJET:Statistika të përgjithshme të krimit1- Ju lutem të jepni informacion mbi numrat dhe llojet e vrasjeve të kryera çdo vit në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit.2 - Sa vrasje të çdo viti janë hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar?3 - A keni dijeni për ndonjë problem në lidhje me mundësinë e mos raportimit të disa vrasjeve?Vrasje nga fenomeni i gjakmarrjes.1 - Regjistron Qeveria numrat ose rrethanat e vrasjeve të gjakmarrjes? Nëse po, ju lutemi të jepni këtë informacion për të gjithë periudhën në të cilën këto të dhëna janë mbledhur.2 -Ju lutemi të jepni çdo informacion mbi numrin e familjeve të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes.3 - çfarë politikash, institucionesh, procedurash ose planesh, ka ngritur Qeveria për të trajtuar vrasjet e gjakmarrjes? Ju lutemi të jepni informacion mbi masat e marra për të trajtuar vrasjet e gjakmarrjes.4 - Ju lutemi jepni informacion mbi numrin e autoreve të vrasjeve të gjakmarrjes, të cilët janë hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar. Ju lutemi të jepni informacion mbi dënimet e marra. Si këto dënime krahasohen me dënimet e dhëna për vrasjet në përgjithësi?5 - Ju lutemi të siguroni kopjet e çdo raporti të Qeverisë ose informacioneve të tjera në shkaqet dhe pasojat e vrasjeve të gjakmarrjes.6 - Ju lutemi të jepni informacion mbi çdo përpjekje për të trajtuar çështjet e pronës dhe mosmarrëveshjeve për tokën që motivojnë fenomenin e gjakmarrjes.7 - Ju lutemi të jepni çdo informacion për vrasjet e policëve ose zyrtarëve të tjerë, të cilët u përpoqën të ndërhyjnë në rastet e gjakmarrjes.8 - Ju lutemi të jepni informacion mbi hapat e ndërmarra për mbrojtjen e viktimave potenciale të gjakmarrjes.Krimi i organizuar ose vrasjet e organizuara në grup1 - Ju lutemi jepni numrat dhe çdo informacion për vrasjet nga grupet e krimit të organizuar apo bandat.2 - çfarë politikash, institucionesh, procedurash ose planesh, ka ngritur Qeveria për të trajtuar vrasjet e krimit të organizuar? Ju lutemi jepni informacion mbi masat e marra për të trajtuar vrasjet e krimit të organizuar.Dhuna kundër grave, duke përfshirë vrasjet e dhunës në familje, vrasjet e nderit dhe vrasjet në lidhje me trafikun e qenieve njerëzore1 - Regjistron Qeveria numrat ose rrethanat e vrasjeve si rezultat i dhunës në familje, vrasjet e nderit dhe vrasjet në lidhje me trafikun e qenieve njerëzore? nëse po, ju lutemi jepni këtë informacion.2 - çfarë politikash, institucionesh, procedurash ose planesh, ka ngritur Qeveria për të trajtuar dhunën kundër grave? Ju lutemi jepni informacion mbi masat e marra për të trajtuar çështjet e dhunës kundër grave?3 - Ju lutemi të jepni informacion për numrin e autorëve të vrasjeve të nderit, vrasjeve të dhunës në familje ose vrasjeve në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore, të cilët janë hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar.Vdekjet në paraburgim ose burgje1 - A ka pasur ndonjë vdekje në paraburgim, në polici apo në burgjet në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit?2 - Nëse po, ju lutemi jepni informacion mbi rrethanat dhe hapat e ndërmarra për të hetuar vdekjet.3 - Ju lutemi të jepni informacion mbi sistemin në vend për të parandaluar vdekjet në paraburgim ose burgje, duke përfshirë informacion relevant në lidhje me monitorimin e pavarur të burgjeve.Vrasjet nga policia ose forcat e tjera të sigurisë1 - A ka pasur ndonjë vrasje (të ligjshme) nga policia ose forcat e tjera të sigurisë në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit?2 - Nëse po, a ishin vrasjet si rezultat i përdorimit të ligjshëm të forcës? Në qoftë se vrasjet nuk ishin të ligjshme, ju lutemi përshkruani masat e marra për të ndëshkuar autorët.Hetimet1 - Ju lutemi përshkruani hapat e ndërmarra për të hetuar akuzat lidhur me 100 - 300 serbë, të cilët janë marrë nga Kosova dhe sjellë në Shqipëri në qershor të vitit 1999, të cilëve u janë marrë disa nga organet e brendshme të trupit dhe janë vrarë. Ju lutemi të jepni informacion për përpjekjet për të bashkëpunuar me hetuesit e huaj, duke përfshirë Këshillin e Evropës, EULEX-in, dhe prokurorët serbë të krimeve të luftës të përfshirë në hetimin e kësaj çështjeje. Ju lutemi komentoni mbi dyshimet se shërbimi sekret shqiptar ishte përfshirë në ngjarjet e dyshuara të qershorit 1999 dhe se UçK-ja shfrytëzonte objektet e paraburgimit në Shqipëri.2 - Ju lutemi të jepni informacion mbi gjyqin në lidhje me zhdukjen e dyshuar me forcë të Remzi Hoxhës.3 - Ju lutemi të tregoni hapat e ndërmarrë për të hetuar shpërthimin në mars 2008 të municioneve në Gërdec, i cili vrau 26 njerëz. Ju lutemi të jepni informacion mbi reformat e zbatuara për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.4 - Ju lutemi tregoni hapat e ndërmarrë për të hetuar vdekjen e Kosta Trebickës në vitin 2008.Korrupsioni1 - Ju lutemi jepni informacion për masat e marra nga policia, prokurorët, gjyqtarët apo zyrtarë të tjerë, për të trajtuar çështjen e korrupsionit.2 - Ju lutemi të jepni informacion mbi institucionet apo mekanizmat në vend, të cilët vënë para përgjegjësisë zyrtarët publikë të akuzuar për korrupsion. Ju lutemi të jepni statistika mbi numrin e policëve, prokurorëve, gjyqtarëve apo zyrtarëve të tjerë të ndjekur penalisht dhe dënuar për veprat penale që lidhen me korrupsionin.Mbrojtja e dëshmitarëve1 - Ju lutemi të jepni detajet mbi programin e mbrojtjes së dëshmitarëve në Shqipëri.2 - Ju lutemi të jepni informacion mbi: a)Numrin total të dëshmitarëve gjatë 5 viteve të fundit, të mbrojtur me këtë program; b)Numrin e dëshmitarëve të mbrojtur aktualisht; c)Llojet dhe rastet në të cilat ofrohet mbrojtja; d)nëse të gjithë dëshmitarët të cilët aplikojnë për t'u mbrojtur mund të jenë mbrojtur; e)nëse ndonjë nga dëshmitarët ka shkelur kushtet e skemës së mbrojtjes së tyre; f)llojshmërinë e mundësive në dispozicion të mbrojtjes së dëshmitarëve, dhe g) çdo pengesë për mbrojtjen efektive.Pyetësori, për gjakmarrjen, korrupsionin dhe vrasjetZhdukja e kosovarit Remzi Hoxha në vitin 1995 në një bazë të SHIK-ut në rrethin e Lezhës ka ngjallur interesimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Për llogari të OKB pritet të fillojë sot mision në Shqipëri Profesor Philip Alston, Raportuesi i Posaçëm i Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore ose Arbitrare. Aktualisht për këtë çështje ndodhen në gjykim 3 ish-funksionarë të SHIK, ndërsa një tjetër ndodhet nën hetim ende për shkak të një kome të papritur në të cilën ra pak ditë para nisjes së procesit. Janë plot 30 pyetje të ndara në 9 kategori, për të cilat qeveria shqiptare do informojë OKB-në, duke i dhënë në këtë mënyrë një pasqyrë të detajuar dhe të plotë për të gjithë llojet e krimit, që shqetëson sot shoqërinë shqiptare. Pas statistikave të përgjithshme të krimit, OKB është interesuar për vrasjet e ndodhura për gjakmarrje, ndërsa në vend të tretë ndodhet blloku i pyetjeve rreth krimit të organizuar. Më tej OKB interesohet për dhunën e grave, atë në familje, vrasjet për nder dhe trafikun e qenieve njerëzore. Një vend të veçantë zënë vdekjet në qelitë e paraburgimit dhe të burgjeve si dhe vrasjet nga policia apo forcat e tjera të sigurisë. Më tej OKB është interesuar për hetimet, duke përmendur konkretisht çështjet: "Remzi Hoxha", "Gërdeci" dhe "Kosta Trebicka". Ndërsa në fund të pyetësorit zënë vend pyetjet rreth korrupsionit dhe mbrojtjes së dëshmitarëve.                     f.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›