E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitalet, ja tarifat e reja që do paguhen për ekzaminimet

 zirina llambroAsnjë lëshim për ata që nuk zbatojnë sistemin e referimit në spital. Skema e re që ka nisur të aplikohet që nga janari, tanimë është adaptuar në të gjitha shërbimet. Me të ka nisur zbatimi i tarifave të reja, të cilat janë goxha më të kripura se më parë. Kështu një pacient që nuk është i siguruar, por edhe të sëmurët që paraqiten në spital pa rekomandimin e mjekëve të familjes, do të duhet të paguajnë për gjithçka. Që nga analiza më e thjeshtë e gjakut e deri te ndërhyrjet kirurgjikale. Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", publikon tarifat për të gjitha ekzaminimet. Të gjitha të ardhurat që do të vilen nga kjo gamë e gjerë analizash do të përdoren për investime në infrastrukturë, pajisje dhe ilaçe. Gjithçka e bën me dije kreu i QSUT, Ilir Dashi. "Janë 30% e këtyre të ardhurave që do të shkojnë për investime në infrastrukturë dhe 40 % për mallra, kryesisht për medikamente. Aktualisht, me këto të ardhura janë bërë investime me një kosto të konsiderueshme, pikërisht, blerja e llambës së një skaneri i cili nuk funksiononte, shtrati i aparaturës së kobaltit te Spitali Onkologjik dhe riparime ambientesh", shprehet  Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi. Sipas tij, këtë vit për herë të parë do të ketë një mënyrë të re të furnizimit të pavijoneve me barna, sipas kërkesave që ata kanë. "Në fillim të këtij viti, çdo pavijon ka marrë një formular ku do të plotësojë barnat bazë që i nevojiten, si dhe nevojat më urgjente që ka në aparatura dhe në investime. Kërkesat e tyre do të plotësohen me paratë e grumbulluara nga buxheti i shtetit, por edhe nga të ardhurat dytësore", thekson Dashi. Nga sa përcaktohet në rregulloren e këtij viti, shefat e pavijoneve kanë pasur për detyrë të hartojnë listën e medikamenteve më të rëndësishme. Ndërkohë, me të ardhurat dytësore do të përballohen kërkesat urgjente për medikamente dhe materiale mjekësore. Po kështu në projektet e Drejtorisë së QSUT-së janë edhe një sërë investimesh në infrastrukturë. Për këtë të fundit aktualisht është hartuar një plan-veprimi, i cili do të zbatohet si në territoret e brendshme të pavijoneve, ashtu edhe jashtë spitaleve. "Kemi hartuar planin e veprimit të investimeve në infrastrukturë, me zbatimin e tij QSUT-së do t'i jepet një tjetër imazh ambientit spitalit, dhe funksionimi do të jetë i rregullt duke përfshirë këtu parkingje, ambiente të gjelbëruara etj", ka nënvizuar Dashi. Sipas tij, ky plan-veprimi, do të nisë të realizohet duke përdorur një pjesë të të ardhurave dytësore dhe buxhetin e parashikuar për këtë vit.Sistemi i referimitFutja e spitaleve në skemën e sigurimeve shëndetësore nuk lejon më që pacientët të mos zbatojnë sistemin e referimit. Në rast se e bëjnë këtë duhet të paguajnë shtrenjtë shërbimin shëndetësor. Kështu nga janari i këtij viti  spitalet kanë nisur të funksionojnë ndryshe  dhe nuk po  luajnë më rolin e poliklinikave të lagjes. Mjeku i familjes ka nisur të  rikthehet në hallkën më të rëndësishme të sistemit. Pra për të bërë një vizitë në spital apo për të marrë ndonjë shërbim tjetër, më parë duhet të marrësh rekomandimin e mjekut të familjes.Tarifat e ekzaminimeve radiologjike Ekzaminimi    çmimi Rentgenoskopi toraksi    500Rentgenoskopi stomaku     500Rentgenografi tomaku seriog    500Rentgenografi gastro-intensinale    500Rentgenografi gastro-intensinale seriog    500Rentgenografi vertebral në 1 proj     300Rentgenografi e gjithë kol. Vbertebrale    700Rentgenografi e kokës     500Radiografi panoramex    800Irrigoskopi+grafi    500Urografi intraven kont 60%    800Urografi intraven kont75%    1000Cistografia miksionale    800Rentg. Të ndryshëm 1 proj    300Kolecistografia orale    500Tomografia (3 shtresa)    1500Ekografi    1000Ekografi të ndryshme me print    1500Radiografi thoraxi    500Hysterosalpinografi     1500Kolposkopi    2500çdo seancë fizioterapie    500Mamografia     1000Fibrobronkoskopi    4500Fibrogastroskopi    4500Fibrokolonoskopi    4500Rektomanoskopi    1500Tarifat për analizat e laboratorit klinik-biokimikAnaliza     çmimi Gjak kopmpet    500Urinë Komplet    200Glicemia    300Azotemia    300Kratinemia    300Bilirubinë totale    300Bilirubinë fraksionuar    300GGT    400ALAT    300ASAT    300Fosfataza alkaline    300LDH    300CPK    300Lipodograma    800Proteina totale     300Elektroforeza e proteinave     1000Elektroforeza e HB    800Na+K+    300Kalcium total    200Elektrolitet në gjak     900Sideremi    300S.G.P.T    300S.G.O.T    300Spermograma     500Gaz analiza    300PT    300APTT    300Fibronogjeni    300Celula LE    500Sekrecione nazale për eozinofile    300Uricemi    300HBA e glukozuar    700TSH    1500T3    1500T4    1500PSA    1500CEA    1500&FP    1500Ferritinë    1500Kortizoli    1500LH    1500FSH    1500PRL    1500DHEA-s    1500Beta HCG    1500Testeron     1500Estradiol    15000Tarfat për analizat e laboratorit Mikrobiologjik Analiza    çmimiKulturë sputumi    800Hemokulturë    1500Likidët Sterile    1500Kulturat e Puseve    800Sekrecionet vagianlepër kokë-Candida    1000Sekrecionet vaginale tirkomonës    1000Ekzaminim për leishmania    1000Urokultura    800Ekzaminimet për myk    500Ekzaminimet per malarje     1000Feccet për parazit    500HbsAg    1500Wright    900Widal    900Weil-Felix    700Ekzaminimet për gonore    800Spermokultura    800Pus për antibiogram    300Koprokultura    800Sekrecione gryke për kokë    500Sekrecione hundë, veshi për kokë    500Sekrecione hunde për kandida     500Tokso ig G    1500Tokso Ig M    1500Anti.antitoksoplazmë     1000Anti. Anti-ekinokok    1000Rubeolë Ig G    1500Rubeolë Ig M    1500C.V.M Ig G    1500C.V.M Ig M    1500Herpes     1500Klamidia    1500Tarifat e shërbieve kur kërkohen analizat përefekt doc në Laboratorin Nikrobiologjik Analiza    çmimiAnti HIV 1+2    1000VDRL    1000Anti HAV    1500Anti HBC    1500Anti HBS    1500Anti HCV    1500Neurokirurgji- neurologjiEkzaminimi    çmimi Elektro Encefalograma     2000EEG e holetrit    1500EEG e kompjuterizuar    1500Aparati Dantec    1000Blank Reflex    1000Stimulim i përsëritur    1500EMG    1000EMG-EMB    1200PEV    2000PEA    2000PES    2500Alergologji-pneumoniEkzaminimi    çmimi Provat respiratore    800Provat funksionale repsiratore me reversibelitet    1500Provat e alergjisë    1000Shërbimi i kardiologjisë Ekzaminimi    çmimi EKG    500Prova e holterit    1000Prova ushtrimore e biciletës    1200EKO kardiake     2000Tarifat për shërbimin e Flebiologjisë Ekzaminimi    çmimi Skleroterapi 1 seancë     1500Flebectomi    2000Tarifat për anatominë patologjike Ekzaminimi    çmimi Biopsitë të të gjitha llojeve    3000Citologjitë    2500Konsultat preparative histopatologjike    1500Konsultat e strishave citologjike    1000Konsultat nga blloqet    2000Marrja e preparative për jashtë shtetit    1500Marrja e blloqeve për jashtë shtetit     1500Marrja e preparative dhe blloqeve për jashtë shtetit    2500Dhënia e dublikateve të përgjigjeve    200Laboratori imunologjikEkzaminimi    çmimi Antistrptolizat    1000ëaler -rose    1000Gama-latex    800Komplementi serik ch 50    800Komplementi c3    800Komplemnti c4    800Inhibitori    800Imunoelektroforeza    600Proteinuri Bence-Jones    600Krioglobulinat    800IGG+IGA+ IMG    800IGE totale     800Proteina C reactive    900Antit. Antiberth. Totale    900Anti AND    800Anti antiberth soluble    1000Komplekset immune qarkulluese    1000Fenotipizimi Limfocitar Cd3,CD4, CD8, CD9,CD10    1500HLA    1500Tarifat e Laboratorit citologjikEkzaminimi    çmimi Kariotip me banda G    4500Kariotip me banda Q    5000Kariotip me banda R    4500Kariotip me bandaC    4500Kariotip prometafizik me banda G    5000Kariotip prometafizik me banda Q    5000Kariotip prometafizik me banda R    5000Kariotip prometafizik me banda C    5000Transfuzioni i gjakutEkzaminimi    çmimi Testi i Coombs indirect    700Testi i cimbs direct    1000Grup gjaku    500

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›