E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: 70 të vdekur nga përmbytjet në Afrikën Perëndimore

Është sezon i lagësht dhe me reshje në kryeqytetin senegalez, Dakar.
Përmbytjet e fundit kanë prekur qindra e mijëra njerëz në Afrikën Perëndimore. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se numri i viktimave tëshmë është i lartë. "Unë mendoj se në ditët e ardhshme do të kemin një ide më të qartë përsa i përket numrit të saktë të njerëzve të cilët janë prekur, por unë mund t'iu them se deri tani llogariten rreth 70 të vdekur", tha zyrtari i OKB-së i Herve Ludovic De Lys.
Këtu në Mauritani përmbytjet e ujit kanë dëmtuar shtëpitë dhe kanë shkatërruar stoqet e çmuara të grurit.
Njerëzit tani përballen me rreziqet që lidhen me mungesën e ujit të freskët dhe higjienës të përkeqësuar. Përmbytje vjetore dhe cikli i thatësirës është një pengesë kryesore për zhvillimin ekonomik.
Liderët afrikanë po kërkojnë mbajtjen e një samiti të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimaterike në Kopenhagen, për njohjen e një lidhjeje mbi mbrojtjen glabale. "Kjo është një konferencë që ka nevojë për të diskutuar hapur ndikimin njerëzor në ndryshimet klimatike dhe Afrika e Perëndimit është një shembull i mirë, sepse është një rajon i cili tashmë është shumë i varfër dhe kur ne të shtojmë efektet e ndryshimet të klimës, ne nuk mund të luftojmë kundër varfërisë në këtë shkallë", tha De Lys.
Në vitin 2007, rreth 300 persona u vranë dhe më shumë se 800 mijë të tjerë u dëmtuan në rajon, kur shtëpitë, të korrat dhe infrastruktura u shkatërruan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›