E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Kontroll armëve të Gadafit

Nënsekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara për cështje politike i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të vendosur kontrollin mbi rezervat e armëve.

Paskoull tha së Këshilli Kombëtar Tranzicional ka gjetur në javën e kaluar një depo të armëve të padeklaruara bërthamore në Xhufra, 435 kilometra në jug të Tripolit-gjetje kjo të cilën janë duke e studiuar organizatat e ngarkuara për monitorimin e armëve bërthamore.

“Përhapja e këtyre armëve dhe rreziku që ato të bien në duart e terroristëve janë çështje shumë shqetësuese”, tha ai.

Kreu ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Tranzicional, Mahmud Xhibril, tha se, derisa nuk kapet Gadafi, ai do të vazhdojë të mbetet një kërcënim siç janë terroristët e Al Kaidas, për shkak të ndikimit që presdienti i dëbuar ka mbi disa zona në Libi.

Komenet e dy zyrtarëve për këtë çështje u bënë në kohën kur po vazhdojnë luftimet për marrjen nën kontroll të bastioneve të mbetura të Gadafit-përfshirë vendlindjen e tij Sirten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›