Turqi,zbulohet lënda narkotike
Forcat turke të sigurisë kanë zbuluar 61 kilogram lëndë narkotike hashash gjatë një aksioni në provincën juglindore në Diarbekir.
Policia ka arrestuar kater persona te cilët akuzohen per kontrabandën e drogës.Të arrestuarit po transportonin drogën në trenin e linjes Diarbekir – Stamboll.
Në Turqi gjatë vitit të kaluar u zbuluan dhe konfiskuan mbi 70 ton hashash dhe 13 ton heroinë gjatë kryerjes së mbi 13 mijë aksioneve, ku janë ndaluar mbi 28 mijë veta.