Tajfuni godet Filipinet, raportohen 2 të vdekur

Një tajfun i fuqishëm ka goditur Filipinet duke shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike dhe ndalimin e punës në kryeqytetin Manila.
Tajfuni "Nesat" po ashut detyroi mbylljen e bursës së Filipineve dhe ambasadën amerikane në vend.
Të paktën dy përsona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë raportohen të zhdukur. Nga ana tjetër autoritetet urdhëruan evakuimin e më shumë se 100 mijë personave në provincën qendrore të Albay-t.
Tajfuni pritet ti drejtohet Detit të Kinës Jugore dhe Kinës Jug-Perëndimore të enjten.