E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet në Afganistan s`ndryshojnë objektivat amerikane

Qëllimi me armë nga një shtëpi tek tjetra nga një rreshter i ushtrisë amerikane, ishte goditja e fundit në marrëdhëniet e brishta mes Shteteve të Bashkura dhe Afganistanit.

Incidenti vjen vetëm pak javë pas djegies aksidentale të kopjeve të Kuranit në një bazë ushtarake amerikane në Afganistan. Demostratat vdekjeprurëse që pasuan çuan në vrasjen e gjashtë ushtarëve amerikanë nga homologët afganë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney foli mbi hetimet ushtarake amerikane. Pas incidentit të djegies së kopjeve të Kuranit muajin e kaluar, presidenti Obama i kërkoi ndjesë popullit të Afganistanit. Zoti Carney tha se strategjia amerikane vazhdon.

“Jam i sigurtë që do të ketë bisedime të vazhdueshme mes udhëheqësve të ushtrisë amerikane dhe atyre civilë në Afganistan dhe qeverisë afgane pas incidentit. Por objektivat tanë stategjikë nuk kanë ndryshuar dhe nuk do të ndryshojnë” theksoi Carney.

Zëdhënësi Carney tha se situara në Afganistan është e vështirë me sfida të mëdha për trupat amerikane. Por ai tha se forcat amerikane dhe të NATO-s janë atje për të përmirësuar interesat amerikane të sigurisë duke ndëprerë, çmontuar dhe përfundimisht mposhtur al-Kaidën.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e NATO-s e kanë caktuar vitin 2014 si afatin për dhënien fund të misionit luftarak në Afganistan, ndërkohë që përpiqen të kalojnë përgjegjësitë e sigurisë tek forcat qeveritare afgane para afatit të caktuar.

Zëdhënësi i Pentagonit George Little e quajti incidentin për të ardhur keq por tha se incidente të tilla janë të izoluara. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime për mbajtjen e përgjegjësive por theksoi vazhdimin e përpjekjeve në Afganistan.

Vrasja e civilëve erdhi ndërkohë që një anketë nga gazeta Washington Post dhe ABC News gjeti se 55 përqind e amerikane besojnë se pjesa dërmuese e afganëve janë kundër objektivave amerikane atje, me 54 përqind nga të anketuarit që mbështesin tërheqjen amerikane, madje para se forcat afgane të jenë të gatëshme për të marrë në dorë sigurinë.

Në bazë të një urdhëri të dhënë nga presidenti Obama vitin e kaluar, rreth 33 mijë trupa amerikane do të lënë Afganistanin deri nga fundi i këtij viti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›