OKB: Nuk do të ketë ndërmjetësues për bisedimet Prishtinë-Beograd
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki
Mun ka planifikuar asnjë emërim të ndonjë ndërmjetësuesi të ri për Kosovën. Kështa ka dekaruar për mediat serbe zëdhënësi i sekretarit Ban Ki Mun, Brendan Varma. “Këto supozime nuk janë të sakta. Momentalisht nuk ekzistojnë planet për emërimin e ndonjë të dërguari të ri për bisedime”,-u shpreh Varma, duke hedhur poshtë kështu spekulimet se sekretari i përgjithshëm do të emëronte Zhan Mari Guehno si ndërmjetësin eventual për bisedimet mes Prishtinës e Beogradit. “Guehno, ndoshta së shpejti do të vizitojë këtë rajon, mirëpo në cilësinë e shefit të operacioneve paqësore të OKB-së dhe jo si përfaqësues special ose ndërmjetësues”,-tha Varma. Spekulimet për emërimin e një ndërjetësi të ri për bisedime mes këtyre dy vendeve nisën pas një shkrimi të botuar në gazetën londineze “The Times” e cila u shpreh se në këtë post do të emërohej Guehno të cilit së shpejti i skadon mandati i nënsekretarit të OKB-së për operacione paqësore. Varma me këtë ras nuk ka pranuar as deklaratën e shefit të diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel sipas të cilit sekretari Ban Ki Mun aktualisht ka “disa ide të reja për Kosovën”. “Mendoj se kjo është ngatërruar me një raport të mëhershëm të agjencisë sllovene “STA”, tha Varma, duke rikujtuar lajmin e fundit të marsit, kur Rupel kishte folur për atë se, Sllovenia, si kryesuese e BE-së, “do të bëjë gati një deklaratë që do t’ë përfshijë disa ide të reja”.
Maqedoni, Fushata zgjedhore fillon më 11 maj
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Shkup ka vendosur gjatë ditës së djeshme që fushata zgjedhore në Maqedoni të fillojë më 11 maj, ndërsa partitë duhet të dorëzojnë listat për deputetë më 2 maj. KSHZ përcaktoi afatet zgjedhore, duke bërë të ditur se fushata zgjedhore do të fillojë më 11 maj dhe do të zgjasë deri më 30 maj. Kryetari i KSHZ-së, Jovan Josifovski deklaroi se dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë të partive politike duhet të bëhet deri më 2 maj. “Një nga çështjet kryesore që do t’u interesojë partive politike është dita e dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë. Sipas afateve është përcaktuar 2 maji dhe çështje tjetër që mund të jetë interesante është 11 maji që sipas afateve shënon fillimin e fushatës zgjedhore”,-deklaroi Josifovski. Anëtarët e KSHZ-së, kanë rënë dakord që Ministria e Drejtësisë të japë sqarim profesional rreth çështjes se cila gjykatë do të jetë kompetente për të vendosur rreth ankesave të partive: ajo supreme apo Gjykata administrative.
Beogradi i drejtohet UNMIK-ut: Serbët e Kosovës të votojnë edhe nëpër shtëpi
Edhe pas kundërshimit të prerë të UNMIK-ut për mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë atutoritetet serbe kanë vemdosur që në këtë vend të mbahen si zgjedhjet parlametare ashtu edhe ato lokale. Ky lajm u konfirmua nga burimet e institucioneve shtetërore të cilët për gazetën “Veçernje Novosti” të Beogradit, kanë shtuar se vendimi i Qeverisë serbe për mbajtjen e zgjedhjeve është i detyruaeshëm dhe votimet madje mund të mbahen edhe nëpër shtëpi private. Nisur nga ky vendim i Qeverisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda një kohe të shkurtër duhet të përfundojë përgatitjet për votime edhe në territorin e Kosovës. Burime të sigurta kanë bërë të ditur se fakti që zgjedhjet parlamentare janë të pranueshme për UNMIK-un, e për këshilltarë komunalë votohet në të njëjtën kohë dhe në vendvotimet e njëjta, kjo do të thotë se është shumë vështirë të pengohet akti i votimit.
Putin në krye të partisë më të madhe “Rusia e Bashkuar”
Presidenti rus, Vladimir Putin i cili do të largohet nga detyra në muajin maj, ka pranuar ofertën për t’u vënë në krye të partisë më të madhe politike të vendit, Rusia e Bashkuar. Ky veprimi kreut të shtetit rus është parë si një shenjë tjetër se ai do të vazhdojë të mbetet figura më e fuqishme në politikën ruse edhe pasi t’i dorëzojë presidencën pasardhësit të tij, Dimitri Medvedev, më 7 maj. Putin tashmë e ka bërë të ditur se dëshiron të jetë kryeministër në qeverinë e re. Emërimi i tij në postin e udhëheqësit të partisë, u miratua menjëherë nga delegatët në kongresin e partisë Rusia e Bashkuar.
16 Prill 2008