OKB: Shtohen të prekurit me tumore në Shqipëri
Rastet me tumore po shtohen nga viti në vit si qelizat kanceroze në organizëm. Numri i të prekurve vitet e fundit ka arritur në 4 mijë. Shifrat janë alarmante, duke pasur parasysh numrin e popullsisë së vendit, por ndryshimi i stilit të jetesës, ushqimi, ndotja e një sërë faktorësh po rrisin numrin e pacientëve me tumore. "Kanceri në Shqipëri po përhapet në mënyrë të frikshme. Katër mijë raste diagnostikohen çdo vit dhe nga këta dy të tretat zbulohen shumë vonë dhe nuk mund të kurohen". Të dhënat janë bërë publike nga agjenci ndërkombëtare si OKB, OBSH dhe ajo për energjinë atomike, IAEA. Këto organizma kanë vendosur të ndihmojnë Shqipërinë në nivelin e diagnostikimit dhe njëkohësisht në uljen e numrit të të prekurve.
Sipas raportit të OKB-së, shifrat e Shqipërisë janë alarmante, ndërsa sipas mjekëve, nevojiten aparatura diagnostikuese dhe ndihmë për të parandaluar dhe sensibilizuar popullatën.
Sipas raportit, programi i agjencisë së energjisë atomike të OKB-së, që merret me terapinë e kancerit në bashkëpunim me OBSH-në ka ndihmuar Shqipërinë të përpilojë një draft për kontrollin kombëtar të kancerit. Këto agjenci thonë se po ndihmojnë Shqipërinë edhe me asistencë teknike, si me makineri dhe pajisje, por edhe trajnime në sektorin e onkologjisë rrezatuese. Një nga mënyrat për sensibilizimin e popullatës për t‘u diagnostikuar janë edhe ekzaminimet falas. Plot 5 mijë femra janë ekzaminuar në 6-mujorin e fundit për kancerin e qafës së mitrës dhe të gjirit. Ky numër kaq i lartë ka ardhur vetëm si pasojë e ekzaminimeve falas dhe aparaturave të teknologjisë së lartë, të vendosura në 4 qytete të vendit. Nga këto rreth 134 raste kanë rezultuar pozitive.