E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuelë, pezullohen 6 televizione mbështetëse të opozitës

Autoritetet venezueliane kanë pezulluar transmetimet e 6 kanaleve televizive si mbështetëse të opozitës.
Sipas autoriteveve të Karakasit mbyllja e televizioneve opozitare nuk u krye për arsye politike, por thjesht si zbatim i ligjit për operatorët kabllorë.
"Nuk po mbyllim asgjë, thjesht po përkujdesemi që në Venezuelë të zbatohet ligji për operatorët kabllore prej të gjithëve", thuhet në deklaratën e autoriteteve vendase.
Ky është rasti i dytë dhe më i rëndë i bllokimit të sinjalit të mediave në Venezuelë. Në vitin 2007 televizionit RCTV, i njohur për mbështetjen ndaj opozitës, iu ndërpre sinjali për disa ditë pasi nuk transmetoi një fjalim të presidentit Hugo Cavez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›