OKB, Topi takon personalitete botërore
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, morri pjesë dje në hapjen e punimeve për debatin e përgjithshëm në sesionin e 63-të të Asamblesë së OKB-së, bënë të ditur burimet zyrtare të Presidencës. Në ditën e parë të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, morën pjesë në pritjen dhënë dje nga Presidenti i SHBA-së, Xhorxh W. Bush për nder të kryetarëve të shteteve pjesëmarrëse në punimet e sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë pritjes, Presidenti Topi pati rastin që të takohet dhe të shkëmbejë mendime me personalitete të larta të politikës botërore. Kryetari i shtetit u takua dhe me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe së bashku, në krye të delegacioneve zyrtare respektive, morën pjesë në një darkë, dhënë për nder të tyre nga misioni ynë diplomatik në SHBA.
New York, Basha drekë me Condoleeza Rice
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, po merr pjesë në punimet e sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi. Gjatë punimeve të Asamblesë se Përgjithshme ministri Basha do të ketë takime me një numër të madh ministrash të Jashtëm të pranishëm, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe me autoritete të tjera të larta. Bashkëpunimi në kuadër të nismave të OKB-së, marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale me theks të veçantë ato në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, anëtarësimi i plotë në NATO dhe integrimi evropian i vendit janë çështjet kryesore që do të trajtohen nga ministri Basha në këto takime. Ministri Basha, në cilësinë e kryetarit të radhës të BEDZ-it do të drejtojë drekën informale të punës me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BEDZ-it. Ministri Basha do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Aleancës së Civilizimeve, gjithashtu, ai do të marrë pjesë në Takimin Vjetor të Ministrave të Jashtëm të Vendeve Anëtare të Komunitetit të Demokracive. Ministri Basha do të jetë pjesëmarrës në drekën transatlantike organizuar nga Sekretarja e Shtetit Condoleeza Rice në New York. Gjatë qëndrimit në New York, ministri Basha gjithashtu do të marrë pjesë në ceremoninë përshëndetëse të Presidentit Bush, më datë 23 shtator për të nderuar vendet pjesëmarrëse në procesin e demokratizimit të Irakut.