Rama ha premtimin për “një anëtar, një votë”
Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për fushatën elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009. Pavarësisht se janë një sërë çështjesh që duhen bashkërenduar dhe për këtë janë ngritur grupet përkatëse të punës, përzgjedhja e kandidaturave për deputetë mbetet çështja më e nxehtë dhe e paprekshme. Kryetari i Partisë Socialiste ka pohuar dhe premtuar deputetëve se lista e kandidatëve do të bëhet publike në momentin e fundit, pra pak para se të nisë zyrtarisht fushata elektorale. Kryetari i PS-së ka bërë të ditur se përmbushja e kritereve është element shumë i rëndësishëm, por ajo që është shmangur dhe nuk është përmendur asnjëherë, është zbatimi i parimit të shumëpërfolur “një anëtar, një votë”. Ky është parimi me të cilin Edi Rama ngjiti shkallët e drejtimit të Partisë Socialiste, por sot pasi e kanë zbatuar në 12 qytetet më të mëdha të vendit, më tej në rang vendi, por edhe në zgjedhjet e 2007-ës, duket se socialistët kanë hequr dorë nga ky parim, i cili në të vërtetë rezultoi të kishte shumë probleme. Në PS nuk ka më asnjë sinjal se ky parim do të përdoret edhe për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Siç kishte trumbetuar Rama, çdo zgjedhje në parti do të kalonte përmes filtrit të anëtarësisë, duke veçuar për këtë kandidatët për kryetar bashkish e komunash dhe për deputetë. Por pas tre vjetësh në krye të partisë, e cila e zgjidhi dy herë kryetar, një herë në kongres dhe një herë me parimin “një anëtar një votë”, ai ka hequr dorë nga ky parim demokratik. Madje, këtë parim nuk e futi as në statut, duke u tërhequr në momentin e fundit.
Fushata
Për të pasur një bazë ku të mbështet në përpilimin e listës së kandidatëve, Rama po përgatit dhe kriteret përcaktuese. Ai ka ngritur një grup pune që lidhet me përcaktimin e kritereve. Pikërisht, ngritja e një grupi të tillë është bindës se PS-ja ka hequr dorë nga ideja e parimit “një anëtar, një votë” në përzgjedhjen e kandidaturave për 2009-ën. Kjo, sepse në bazë të këtij parimi është baza socialiste ajo që jep mendimin e vet se kush do i përfaqësojë në këtë garë elektorale. Vetëm se në këtë rast baza socialiste mund të shprehë shije krejtësisht të kundërta me atë që parapëlqen lidershipi i qendrës. Si i tillë, grupi i punës është përveshur për të përcaktuar kritere sa më të qarta dhe bindëse. Burime nga PS-ja thanë dje se disa prej kritereve pritet të jenë: figurë me integritet, specialist në fushën e tij, të mos jetë i përfolur për korrupsion etj.
12 maji 2007, kur u zgjodh Rama kryetar, solli një sërë problemesh, siç ishte rasti i fryrjes së listave me anëtarë vetëm në tre muajt e fundit para zgjedhjeve