Vestervelle-Thaci harta e Ballkanit nuk ndryshon

Kreu i diplomacisë gjermane Guido Vestervelle deklaroi se Gjermania mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe proceset integruese të saj.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, pas një takimi që zhvilluan në ambientet e Kryeministrisë vestervelle vlerësoi se harta e Ballkanit është e vendosur , nuk do të ketë ndryshim kufijsh e për këtë çështje është njoftuar edhe Beogradi.” Për ne është shume e qartë se integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm, ky është mesazhi i njëjtë që unë e kam adresuar edhe në Beograd, gjithashtu edhe lidershipi i gjerë gjerman e mbështet idenë që integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Tani duhet që të përmbushen të gjitha kushtet në mënyre që Bashkimi Evropian hap pas hapi të filloj edhe bisedimet për integrim me Kosovën dhe Serbinë." deklaroi ai gjatë konferencës për shtyp
Vestervelle tha se konfliktet etnike nuk duhet të ndodhin në Evropën e shekullit 21, e kërkoi që dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit të filloj sa më shpejt që është e mundur, pasi sipas tij shumë çështje mund të zgjedhën vetëm më bisedime.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se qeveria e Kosovës do të vazhdoj të bashkëpunoj me KFOR-in dhe EULEX-in. Sipas tij vendimi i qeverisë së Kosovës për të kthyer në kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 ishte një veprim i ligjshëm.
“Zhvillimet e fundit që kanë ndodhur ne Kosovë , kanë qenë domosdoshmëri, për të krijuar sundimin e rendit dhe ligjit, legale, të drejta në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e Kosovës , në përputhshmëri me dokumentin e presidentit Ahtisarit dhe rezolutën 12 44 që parasheh qartë respektimin e plotë të integritetit territorial të Kosovës" tha Thaçi
Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Vestervelle e ka vlerësuar të rëndësishëm, bashkëpunimin dhe koordinimin e Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian dhe në veçanti me Gjermaninë, si vend përkrahës.
Presidentja , Jahjaga ka thëne se Kosova ka perspektivë Evropiane dhe dialogu me Serbinë shërben për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Vestervelle ka zhvilluar takime edhe me shefin e EULEX-it në Kosovës, Xavier De Bu Marnac dhe përfaqësuesin e BE-së ne Kosovë, Fernando Gentilini.
Sala Mustafa