Veriu i qete mbetet barrikada ne Rudare

Nata e kaluar ishte e qetë dhe pa incidente në veri të Kosovës, por vijon të mbetet barrikada e fundit në Rudare. Me vendimin e të ashtuquajturave “shtabe të krizës” së komunave Zubin Potok dhe Leposaviç, barrikadat janë hequr nga rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Bërnjak dhe Jarinë.
Edhe komandanti i KFOR-it, Erhard Byler ka deklaruar se situata në veri të Kosovës ka filluar të qetësohet dhe ka zhvillime pozitive sa i përket zbatimit të marrëveshjes. Por burime jozyrtare thonë se serbët vazhdojnë të ndjekin me vëmendje trafikun për të penguar - siç thuhet - sistemimin e policëve dhe doganierëve shqiptarë, apo të njësisë speciale.
Për automjetet e KFOR-it dhe organizatave ndërkombëtare është siguruar lëvizja e lirë në veri, në pajtim me marrëveshjen. Në veri të Mitrovicës e Zveçan ka sasi të mjaftueshme të artikujve ushqimorë si dhe medikamente, ndërkohë që është normalizuar gjendja në Qendrën Shëndetësore në pjesën veriore.