"Prokuroria, standarde te dyfishta"
Rozeta Rapushi
Per te dyten here brenda tre ditesh, Prokuroria e Pergjithshme vihet nen akuzen se perdor standarde te dyfishta ne hetimin e ceshtjeve penale. Pas akuzave te kreut te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, dje ishte kreu i Inspektoratit te Deklarimit te Pasurive (ILDKP), Adriatik Llalla, qe akuzoi prokurorine, se kur behet fjale per zyrtare te larte te shtetit qe fshehin pasurine me shifra deri ne 800 mije euro, i pushon ceshtjet. "Prokuroria ka mbyllur dosjen hetimore ndaj tre zyrtareve, te cilet fshehen pasurine ne shuma qe kapin shifra 300-800 mije euro. Ky institucion po perdor standarde te dyfishta dhe nuk reagon ndaj kerkesave per ndjekje penale, ndaj zyrtareve te larte te shtetit", akuzoi Llalla gjate prezantimit te raportit vjetor te institucionit te tij ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Sipas tij, kur behet fjale per zyrtare lokale, organi i akuzes punon seriozisht, ndersa per zyrtare te larte i pushon ceshtjet. Zemerimi i Llalles ka te beje konkretisht me akuzen penale te bere nga ky institucion, ne lidhje me ambasadorin Florian Nova, prokurorin Arjan Ndoja dhe Detar Hysi anetar i Keshillit Kombetar te RTV. Nderkohe qe para komisionit, Llalla akuzoi edhe dy punonjes lokale, nje ne bashkine e Tiranes dhe nje anetar te KRRT po ne kete bashki, te cilet sipas tij kane konflikt interesi ne dhenien e lejeve te ndertimit. Pas raportimit te kryeinspektorit, anetaret e mazhorances ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, vleresuan kete institucion me nje rol shume te rendesishem ne evidentimin dhe parandalimin e praktikave te pasurimit korruptim, ndersa kerkuan forcimin e metejshem te kapaciteteve ne parandalimin e ketyre fenomeneve. Nder te tjera, ne rezoluten e miratuar per kete institucion, u kerkua forcimi i instrumenteve te investigimit administrativ, forcimi i bashkepunimit dhe mbeshtetjes ndaj shoqerise civile, si dhe te informoje Kuvendin lidhur me rastet kur autoritetet pergjegjese neglizhojne apo kapin rezultate te uleta, ne ndjekjen dhe ndeshkimin e konfliktit te interesit apo fshehjes se pasurise te zbuluar nga ILDKP. Ne raportin e ILDKP, behet i dukshem fakti qe zyrtaret e larte te shtetit, e kane te veshtire te shkeputen nga konflikti i interesave, pavaresisht se prej vitesh, ky fenomen ndeshkohet rende me ligj. Ne harkun kohor te nje viti Inspektorati, nga kontrollet e kryera ne institucionet publike, ka zbuluara jo pak por 121 raste te konfliktit te interesit. Kur zyrtaret ushtronin aktivitet privat qe bie ndesh me profesionin e tyre. Madje per kete ceshtje, jo te pakta kane qene edhe kallezimet penale. Inspektorati i Larte ka konstatuar se duhet te vihen ne levizje instrumente ligjore, qe te veprojne per rregullimin e pasojave juridike te akteve te marra ne kushtet e konfliktit te interesave, ne rastet kur institucionet pergjegjese nuk i japin zgjidhje.
Rezultatet e hetimit kunder korrupsionit
4964 Deklarata te pasurise private jane kontrolluar per vitin 2009
1042 Deklarata rezultuan me probleme te tilla, si gabime materiale, plotesime te gabuara, ose mungesa ne plotesime.
16 Persona jane derguar ne Prokurori per kallezim penale me akuzen "Refuzimi per deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike
37 Zyrtare kane marre masen administrative "gjobe" per mosdeklarim periodik ne afat dhe pa shkaqe te arsyeshme, te zyrtarit ose personi te lidhur me te, qe mbart detyrimin per deklarim, nga Inspektorati i Larte i Deklarimit te pasurive.
121 raste ne konflikt interesi ne institucionet publike dhe bashkepunimi me autoritetet pergjegjese te institucioneve e administrates publike jane evidentuar, trajtuar dhe parandaluar
19 raste eshte shmangur marrja ne funksione te ndryshme e zyrtareve qe kishin interesave private qe binin ndesh me funksionin publik. Informacion ka mberritur ne Inspektoratin e Larte permes bashkepunimit dhe komunikimit te drejtperdrejte me Autoritetet Pergjegjese.
17 raste konflikti interesi te paraqitura nga institucioneve te ndryshme te administrates publike, te trajtuara dhe konfirmuara ne Inspektoratin e Larte
36 raste te evidentuara nga Autoritetet Pergjegjese te institucioneve qendrore te administrates publike
48 raste te evidentuara nga Autoritetet Pergjegjese te administrates se pushtetit vendor (bashki, komuna, qark)
1 rast konflikti interesi i ofruar nga media, i cili vijoi me nje hetim te plote administrativ.