E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksi: Berisha te komunikoje drejtperdrejt me Edi Ramen

Deputetja e Partise Socialiste, Ermelinda Meksi, i tha dje kreut te qeverise Sali Berisha, qe ne qofte se kerkon dialog dhe bashkepunim, mund te komunikoje direkt me kundershtarin e tij, Edi Rama, jo te delegoje persona. Duke marre fjalen pas kryeministrit Sali Berisha, socialistja Meksi tha se Berisha, te mos flase per sheshin por per situaten kaotike ne vend. "Po te isha ne vend te Berishes, do te kerkoja komunikim direkt me Ramen, nese vertete eshte i interesuar per te ulur tensionet dhe t'i jape zgjidhje problemeve madhore te vendit, qe nuk nisin tek sheshi "Skenderbej", por tek kutite e votimit, transparences zgjedhore dhe krizes ekonomike ne vend",-tha Meksi. Sipas saj, qeveria dhe mazhoranca, duhet t'i japin nje pergjigje konkrete kerkesave te vazhdueshme te opozites per transparence zgjedhore. Kerkese nga e cila Partia Socialiste nuk do te terhiqet. Ne kete kuader, ajo i sugjeroi kryeministrit qe te kontaktoje vete me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama dhe t'i jape nje zgjidhje konkrete krizes ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›