E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishte mbjellë 36 rrënjë kanabis, arrestohet nga policia

Durrës

54-vjeçari në pranga, mbolli kanabis në tokën e vet. Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bëri të ditur arrestimin në flagrancë të shtetasit Shaqir Prrini nga fshati Mazhë e Madhe në Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në parcelat e tokës në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 36 rrënjë bimë narkotike të llojit “kanabis sativa”. Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një tjetër shtetasi nga ky fshat, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se një pjesë e tokës e mbjellë me bimë narkotike ishte dhe në pronësi të tij. Do të jetë Prokuroria e Krujës që do të hetojë më tej dy bashkëfshatarët për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›