Tirane, ceremoni per 63 vjetorin e OKB

Pervjetori i 63 i Kombeve te Bashkuara ka mbledhur ne ceremonine festive personalitete te larta te politikes, dimplomacise dhe perfaqesive nderkombetare ne Tirane.
Per te uruar diten e Kombeve te Bashkuara ishte ambasadori amerikan John Withers, kryeministri Sali Berisha, ministri i Jashtem Lulezim Basha, por nuk kane munguar edhe personalitete te tjera.
Ne mesazhin e sekretarit te pergjithshem te OKB, Ban Ki Moon theksohej se, ky eshte nje vit teper i rendesishem per shkak se nese duhet te cojme perpara zhvillimin global, duhet te sigurohen te mira publike globale.
Nderkaq, ministri i Jashtem Lulezim Basha pergezoi Kombet e Bashkuara ne emer te qeverise shqiptare, si dhe i falenderoi per mbeshtetjen e deritanishme.