Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Kosovës
Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ambasadori i Kosovës Gazmend Pula kanë zhvilluar sot një takim në kryeministri. Pula dhe Berisha shprehën vendosmërinë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.
TIRANË - Kryeministri Berisha pret në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula.
Në bisedën zhvilluar në kryeministri kreu i ekzekutivit dhe diplomati kosovar shprehën vendosmërinë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, si dhe për ndërmarrjen e projekteve të përbashkëta infrastrukturore, në veçanti, për sa i përket transportit rrugor dhe rrjeteve energjetike, të cilat do t’i shërbejnë interesit ekonomik dhe zhvillimit të të dy vendeve, por edhe rajonit. Në takim u vu në dukje rëndësia e projektit të rrugës Durrës - Kukës - Morinë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ambasadori i Kosovës, falënderoi kryeministrin Berisha për përkrahjen e jashtëzakonshme e të vazhdueshme që, ai personalisht dhe qeveria shqiptare, i dhanë rrugëtimit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Gazmend Pula ka përshëndetur edhe vendosjen e përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, duke e cilësuar atë si një simbolikë tjetër të përkrahjes së veçantë që kryeministri Berisha dhe qeveria e tij japin Kosovës. Kryeministri Berisha dhe i ambasadori Pula vlerësuan si jashtëzakonisht pozitive zhvillimet e fundit në rajon, ku Maqedonia dhe Mali i Zi njohën pavarësinë e Kosovës, duke ritheksuar edhe njëherë se njohja e shtetit me te ri është kusht thelbësor për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë.
(a.s/News24/Balkanweb)