E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB heq nga lista e ndëshkimit pesë ish-liderë të talibanëve

Uashington, 27 janar, NOA Këshilli i
Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka publikuar faktin se ka hequr
lista e personave që u janë nënshtruar sanksioneve për lidhjet e tyre me
Al Kaedën 5 ish-liderë të talibanëve. Zyrtarët e OKB-së e kanë argumentuar
një masë të tillë duke iu referuar një kërkese të drejtuar atyre nga ana e presidentit
të Afganistanit, Hamid Karzai.

Kjo pasi sipas tij, masa në fjalë mund të
shërbente pozitivisht për të promovuar pajtimin kombëtar në Afganistan e nga
ana tjetër, si një masë për të zbutur rebelët kundër qeverisë. Konkretisht, i bie që pas masës së marrë nga Këshilli i Sigurimit të
Organizatës së Kombeve të Bashkuara, këta persona të mos jenë më objekt i
ndalimit të udhëtimeve ndërkombëtare dhe ngrirjes së aseteve të tyre.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›