E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja e shqetësuar më shtimin e armëve në Libi

Kombet e Bashkuara thanë se shtimi i armëve në Libi është një çështje serioze dhe se udhëheqësit e rinj të shtetit duhet të nisinsa më parë, përgatitjet për procesin e zgjedhjeve nëse duan të realizojnë përkushtimin e tyre për ndërtimin e demokracisë.

Ian Martin, këshilltar special për Libinë, i sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara, tha se “Situata aktuale në të cilën shumë njerëz janë duke luftuar me armë, duhet të kalojë në një situatë ku ekziston një forcë e vetme publike e sigurisë dhe një ushtri e duhur e cila nuk ka ekzistuar deri më tani në Libi”.

Ai gjithashtu theksoi se Këshilli Kombëtar Tranzicional ka treguar përkushtim të madh për të ndjekur rrugën demokratike duke kërkuar ndihmën e Kombeve të Bashkuara në këtë proces.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›