E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, zgjidhen 5 anëtaret e reja të KS-së

OKB-ja ka zgjedhur 5 anëtarët e reja të Këshillit të Sigurimit. Pas një votimi të mbajtur sot delegatët zgjodhën si anëtare të reja, Japoninë, Turqinë, Austrinë, Meksikën dhe Ugandën, që do të jenë pjesë e KS për vitin 2009-10.

Irani dhe Islanda u mundën në votim nga asambleja e përbërë nga 192 vende, pasi nuk mundën të merrnin votat e nevojshme. Këshilli ka një rol shumë themelor në marrjen e vendimeve. Sipas studimeve të bëra, vendet që janë pjesë e këshillit kanë favorizime të ndryshme.

Më 31 dhjetor vendet e reja, të sapozgjedhura do të zënë vendet që do të lihen bosh, nga largimi i Belgjikës, Indonezisë, Italisë, Panamasë dhe Afriksës së Jugut.

Sipas rregullit që njihet tashmë, Asambleja 192 anëtarëshe çdo vit zgjedh pesë shtete në një mandat 2 vjeçar. Këshilli 15 anëtarësh përbëhet nga 5 shtete permanente, që kanë të drejtën e vetos- SHBA, Rusia, Kina, Britania dhe Franca dhe 10 të tjerat me mandat dyvjeçar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›