OPEC: “Tregu ka shumë rezerva nafte”
Sekretari i Përgjithshëm i Vendeve Eksportuese të Naftës “OPEC”, Abdullah El-Badri, bëri të ditur dje se tregu ka shumë rezerva nafte duke theksuar se karteli që do të mblidhet sot në Kairo mund të ulë prodhimin së shpejti. I pyetur lidhur me situatën e tregut të naftës, El-Badri u përgjigj: “Stoqet janë rritur dhe tregu është i furnizuar mirë me naftë''. Ministrat e Naftës nga 12 vende anëtare të OPEC-ut do të mblidhen sot në Kajro për të studiuar situatën e tregut, ndërkohë që çmimi bruto ka pësuar rënie me 70 për qind.
29 Nentor 2008