Donika: “Te Besniku dashurova shkrimtarin”
EKSKLUZIVE/ INTERVISTË ME BASHKËSHORTEN E BESNIK MUSTAFAJT
Petrika GROSI
Pasi biseduam me të ajo e pranoi kërkesën tonë për të zhvilluar një intervistë (pa asnjë parapërgatitje dhe krejt spontanisht), dhe kështu nisëm pak e nga pak të zbulojmë jetën e Donika Mustafajt, bashkëshortes së politikanit dhe shkrimtarit Besnik Mustafaj. Donika tregon detaje mbi aspekte dhe kohë të ndryshme, duke nisur që nga fëmijëria e saj në Peshkopi, deri te njohja me Besnik Mustafajn, takimin e tyre të parë, propozimin e dashurisë, lidhjen e tyre, pasionet, marrëdhënien me njëri-tjetrin dhe me fëmijët, jetën mes politikës, letërsisë dhe gazetarisë, vitet e Parisit si zonja e ambasadorit shqiptar... Por një gjë, ama, Donika nuk e fshesh: “Te Besnik Mustafaj u dashurova shkrimtarin”.
Çfarë imazhi kujton sot Donika Mustafaj nga fëmijëria e saj?
Mbaj mend lojërat e fëmijërisë. Donika duke luajtur basketboll. Kam kaluar në përgjithësi një fëmijëri shumë të lumtur dhe për këtë falënderoj prindërit që më kanë dhënë shumë dashuri. Të njëjtën gjë po bëj dhe vetë me fëmijët e mi. Qoftë edhe ëndrrat ndonjëherë më çojnë aty në Peshkopi, te fëmijëria, shtëpia ime, lodrat... Ndoshta vjen një moshë kur vërtet njeriu bëhet nostalgjik për fëmijërinë, të kaluarën e tij.
ǒtip keni qenë atëherë?
Një vajzë tepër e shkathët, me pasione të shumta. Doja shumë muzikën dhe kur isha e vogël kam kënduar nëpër festivalet e fëmijëve në Peshkopi. Jam marrë edhe me sportin, në kërcim së gjati dhe pastaj luajta basketboll me ekipin e qytetit derisa mbarova shkollën e mesme.
Si vijoi më tej jeta juaj?
Dëshira ime ishte që të bëhesha mjeke. Kjo nuk u realizua sepse në atë kohë nuk ishte ti ajo që e zgjidhje degën, por pushteti. U çudita shumë kur pashë se emrin e kisha në listë për filozofi, ndërkohë që kisha prirje për shkencat ekzakte. Kur e pashë veten në listën e filozofisë, ndonëse ajo ishte maja e të gjitha degëve, fillova të qaja dhe ishin prindërit ata që më detyruan të shkoja në shkollë. Pasi qëndrova dy javë, doja të ikja nga shkolla, por prapë prindërit më detyruan. E bëra shkollën dhe dola me rezultate shumë të mira, por jo me dëshirën time. Megjithatë, tani që kam hyrë në gazetari, e ndërroj mjekësinë me profesionin e gazetarit.
Një degë tepër e kërkuar si filozofia, si ka mundësi që nuk ju tërhiqte? Si e mbani mend atë kohë?
Nuk e kisha me dëshirë filozofinë, më dukej tepër e lodhshme. Isha në një klasë ku në 20 studentë, dhjetë prej tyre ishin fëmijë të nomenklaturës. Vija nga provinca dhe nuk ishte e lehtë që të ndodhesha në mes të këtyre fëmijëve, megjithatë, ata na pritën ngrohtë dhe ia kemi kaluar shumë mirë.
Mund t’i përmendni me emra disa nga këta studentë të nomenklaturës që kishit në klasën tuaj?
Boris Miska, djali i Pali Miskës, Artan Spahiu, djali i Xhafer Spahiut, Bardhyl Cani, djali i Mehmet Canit, Astrit Dauti, nipi i Kadri Hazbiut, Musa Ulqini, Teuta Zeneli, vajza e Hajro Zenelit etj.
Po tani a merreni më me filozofi?
Nuk e kam dashur filozofinë, ndaj pas saj i hyra sociologjisë. Deri vitin e kaluar kam qenë pedagoge e jashtme te Mjekësia për sociologjinë, por e lashë pasi nisa punën me dokumentarët.
Si ndodhi që i hytë rrugës të gazetarisë me dokumentarin televiziv?
Isha në një moshë të pjekur kur njeriu akumulon përvoja të shumta dhe veç kësaj kam pasur një pasion të hershëm për kinemanë. Me sa duket arti ka qenë brenda meje dhe u desh një moment që ai të dilte në pah. Fillimisht punova te Radio Tirana, por më pas kalova te programet satelitore dhe m’u desh të zgjidhja disa tema për të bërë reportazhe ose dokumentarë. Paraqita për reportazh një temë mbi gjakmarrjen, e cila u pranua. Gjatë punës përgatitore, sa më shumë që hulumtoja në bibliotekë, aq më tepër zhytesha brenda temës. Në një moment të caktuar mendova se kjo temë duhej bërë patjetër dokumentar. Kështu mora guximin dhe u nisa për në Dukagjin, në Bushat, Menkush, deri në Poliçan, ku kishte fëmijë të ngujuar. Nuk ishte e lehtë, sepse këta njerëz, pas kamerave flisnin shumë qartë, ndërsa para kamerave nuk thoshin ndonjë gjë të madhe. Edhe në dokumentar e them: “Nuk e thashë të vërtetën deri në fund, sepse nuk doja t’u bëja keq këtyre njerëzve. Përderisa nuk i ndihmoja dot, nuk doja t’u prishja punë. A kam bërë keq? Kam shkelur kodin tim të gazetarit? Ndoshta!!!”
Në këtë dokumentar u përqendrova më tepër te falja. Ne duhet të falim.
Sa i përket hyrjes sime në gazetari, them se duhet ta kem pasur brenda vetes. Më pëlqen të lexoj shumë libra, më pëlqen historia, muzika... Nuk mund të them se kjo është rastësi. Po nuk patëm diçka në veten tonë, atëherë nuk kemi çfarë të nxjerrim.
Ndërsa nga muzika, basketbolli a keni nostalgji?
Kur kisha festën e 25-vjetorit të martesës dhe 50-vjetorit të bashkëshortit tim bëra një këngë të Brajan Adamsit (Every thing I do, I do it for you) surprizë për Besnikun. Shkova te Edmond Zhulali dhe u futa në studio, ku punova gjithë paraditen. Pasi dola që aty i thashë Mondit: “Shyqyr që nuk u bëra këngëtare, sepse qenka shumë e lodhshme”. Sa për basketbollin, kur mbaroja shkollën merrja topin dhe dilja të luaja. Ishim shtatë fëmijë, kisha dhe tre motra të tjera, ndërkohë që isha më e vogla. Punët e mia nuk shiheshin në shtëpi. Pra merrja topin dhe luaja basketboll, pastaj kthehesha në shtëpi, lahesha dhe nisja të studioja. Për basketbollin nuk është se kam ndonjë peng në moshën që jam tani, ndërsa për muzikën po.
A keni pasur vështirësi ekonomike meqenëse ishit familje e madhe?
Ua di shumë për faleminderit prindërve që asnjëherë nuk i kam ndier problemet ekonomike. Ata nuk flisnin kurrë për hallet e tyre para nesh. Më kujtohet njëherë, kishin dalë disa triko shumë të bukura. Unë pashë një triko të kuqe që doja shumë ta kisha dhe babi më thoshte: “Dëgjo, se nuk të takon kjo triko. Nuk ta blejmë se nuk je sjellë mirë. Nuk ke rezultatet e duhura në mësime”, - etj. Nuk e di dhe nuk kam për ta marrë vesh kurrë, por mendoj se në atë rast halli i tij i vetëm ishte që nuk kishte para.
Njohja juaj me Besnik Mustafajn. Si e mbani mend takimin e parë?
U takuam në Qytetin Studenti, ku ishim studentë që të dy. M’u prezantua dhe më tha se shkruante letërsi. Unë lexoja shumë dhe e doja letërsinë. Megjithëse Besniku vinte nga Bajram Curri, kjo për mua s’kishte aspak rëndësi, ndërkohë që të gjitha vajzat e tjera pretendonin të gjenin një njeri që të qëndronin në Tiranë. E vërteta është se fillimisht u dashurova me shkrimtarin, pastaj, pak nga pak, jam dashuruar me Besnikun. Pas prezantimit tonë të thjeshtë në një tavolinë miqsh vazhduam të dilnim herë me shoqëri, herë pa shoqëri. Nuk është se vendosëm menjëherë që të fejoheshim. Na u desh një kohë e caktuar sa të njiheshim mirë e pastaj të vendosnim. Ajo që më bëri përshtypje ishte edhe propozimi i veçantë që më bëri Besniku. Ai nuk më tha se “unë të dua dhe ne do të martohemi bashkë”, por “unë kam një simpati, dhe me kalimin e kohës do ta shohim ç’do të bëjmë...”. Na u desh mbi një vit për të vendosur që duhet të bashkoheshim përfundimisht, ndërkohë që prindërit tanë e dinin në fshehtësi, por nuk na ngacmonin.
Njeriu ndryshon me kalimin e viteve. Si ishte Besniku në ato kohë?
Gjatë kohës së fejesës ai nisi t’i zmadhonte qëllimisht të gjitha veset e tij, që nuk i ka as sot dhe as pasi u martuam. I thosha pastaj që pse sillej ashtu dhe m’u përgjigj: “Për të të testuar, për të parë se deri ku duron...”. Më provokonte me çdo gjë, që nga cigarja, rakia deri te matja e durimit tim për ndonjë takim, kur debatonim se ku do të shkonim. Gjithmonë mundohej të më njihte si do të reagoja në rrethana të ndryshme dhe hapte biseda ku ne argumentonim mendimet dhe zgjedhjet tona.
Dhe Besniku arrinte gjithmonë t’ju bindte me argumentet e veta?
Nuk jam një njeri që bindet kollaj, sidomos kur jam e bindur në vetvete se kam të drejtë, atëherë nuk lëshoj pe. Me një fjalë, duhet që dikush të bëjë shumë punë që të ma mbushë mendjen.
Pra keni pasur shumë “zënka dashurie”?
Nuk mund të them zënka në këtë kuptim, por kemi zhvilluar debate të shumta mbi marrëdhënien tonë, mënyrën e sjelljes etj. Na u desh pak kohë që të përshtateshim me njëri-tjetrin.
Veç politikanit, Besniku është dhe shkrimtar. Dihet që shkrimtari, kur krijon, ka nevojë për vetmi absolute. Si e keni përjetuar këtë mungesë të tij?
Këtë gjë e mora parasysh qëkur u dashurova me shkrimtarin. Rëndësi ka që edhe kur ai shkruan unë e di që është diku aty në shtëpi, ndërkohë që do të merrem me punë të tjera, apo do të lexoj ndonjë libër. Mendoj që Besniku ka ditur si ta ndajë kohën mes letërsisë, politikës dhe familjes. Me shumë sinqeritet e them se deri sot Besniku nuk e ka neglizhuar kurrë familjen. Ndoshta letërsisë mund t’i ketë hyrë pak në hak. Nëse do të flasim për Besnikun si shkrimtar, ai gjithmonë mi jep t’i lexoj e para veprat e tij, ndërsa po të flasim për Besnikun si politikan, pothuajse nuk e njoh fare. Kur ka biseda politike nuk marr vesh asgjë nga ai. Gjërat i mësoj nga bisedat me shoqet, gazetat ose nga televizori. Besniku më njeh mirë, e di që jam tip shumë i ndjeshëm dhe nëse do të destabilizohem unë, do të destabilizohet e gjithë familja. Më mirë do të doja të kisha një burrë si Besniku, që shkruan dhe nuk është i pranishëm, sesa një burrë që lan enët, del dhe bën pazarin etj. Këtë nuk do ta kisha dashur.
Sa e lehtë është të jetosh me famën e bashkëshortit?
Ta marrim që nga rastet më të thjeshta, kur shkoj në një dyqan, më ndalin e më thonë: “Ejani zonjë, se kemi rroba të mira, që bëjnë për ju”. Ose kur del dikush dhe thotë se më njeh, ka respekt për burrin tim... Natyrisht, çdo njeriu i bëhet qejfi kur dëgjon fjalë të mira dhe kur të tjerët e njohin, por ama, nga ana tjetër, nuk je e lirë, ndihesh e survejuar.
Po e kundërta ka ndodhur? Pra që të vendoseni në pozita të pakëndshme për shkak të dikujt që shfaq antipati ose armiqësi ndaj Besnikut?
Mund të ketë njerëz që të mos e duan atë që bën, ose që nuk bën ai, por jam e bindur se Besniku nuk bën dot armiq. Është diçka e pamundur me sa e njoh.
Cili ka qenë thashethemi më befasues që keni dëgjuar në lidhje me Besnikun?
Të them të drejtën nuk kam dëgjuar të tilla. E vetmja gjë që më ngacmoi kur e dëgjova ka qenë në një debat publik në televizion mes Spartak Brahos dhe Besnikut. Unë e kapa në mes debatin, ishte koha kur Besniku ia ktheu Spartakut: “Po Spartak, unë kam pasur femra në jetën time, edhe kam, po i mjeri ti, o i zi, që do të vdesësh pa e ditur se ç’është femra...”. Besnikut, në fakt, asnjëherë nuk i mungon batuta. Thashetheme ndoshta mund të ketë dhe të tjerët mund t’i dinë, por nuk vjen njeri t’ia thotë gruas.
A mblidheni shpesh me miq politikanë dhe për çfarë flisni me ta?
Mblidhemi, por nuk flasim aspak për politikën. Ndoshta bisedojnë burrat kur mbeten vetëm, por ne gratë flasim për familjet, fëmijët, ecurinë e tyre, problemet që dalin rrugës etj. Tregojmë edhe anekdota me fëmijët. Më vjen njëherë, shumë i shqetësuar, djali im, që është 15 vjeç, dhe kur e pyes se çfarë kishte, më përgjigjet: “Kam nevojë për emocione të fuqishme...”. Një gjë që nuk e kisha dëgjuar kurrë. Çfarë mund t’i bëjë një nënë një fëmije që vjen dhe të thotë një gjë të tillë?! Nuk është e lehtë të ndodhesh para këtij brezi. Fëmijët lexojnë shumë, kanë informacion dhe të gjykojnë. Prindërit tanë ne nuk i kemi gjykuar kurrë.
A ndikon hija e Besnikut në jetën tuaj profesionale?
Të gjitha këto që ju them janë të vërteta. Ne nuk i kemi ngatërruar kurrë marrëdhëniet familjare me ato profesionale. Të tjerët ndoshta e bëjnë, por me ne kjo gjë nuk ndodh. Një familje është si puna e një parmende dhe nëse kau çalon, toka nuk do të punohet mirë. Atë që bën Besniku nuk e bëj dot unë dhe atë që bëj unë, nuk e bën dot Besniku. Fjalët që dëgjova kur bëra dokumentarin tim të parë ishin se atë ma kishte bërë Besniku. Në dokumentar secili e kupton që ai nuk është teksti, por vendi ku xhiron, mënyra sesi xhiron, si monton etj. Po t’i shihni dokumentarët e mi flas unë si i përjetoj, jam unë në vendxhirim, në studion e montazhit... Kështu që nuk mund të thuash se Besniku bën dokumentarët e mi dhe as që Besniku mori dy masterat e djalit të madh në Paris dhe konkursin e djalit të vogël në letërsi, i cili nuk e dinte se çfarë teme do t’i binte dhe në anën tjetër, askush nuk e dinte se kush ishte hartimi i tij. Ndonëse ai mori nëntë, sërish në klasë i thanë që ta ka bërë babi hartimin. Djali u revoltua shumë dhe erdhi në shtëpi e tha: “Babi do të ndryshojë mbiemrin”. Besniku ia ktheu: “Ti je djali im dhe këtë asgjë nuk e ndryshon dot”. Të dy fëmijët kanë ndryshuar mbiemrat që të identifikohen për atë që janë dhe jo përmes emrit të babait të tyre. Filluan të shkruajnë edhe në gazeta, por pa kurajën e mbiemrit të të atit. Njëri ka shkruar me emrin Andi Dardani, ndërsa tjetri me Dardan Kolgeci.
Le të kalojmë te jeta juaj në Paris. ǒmund të na thoni?
Për pesë vjet kemi jetuar dhe shëtitur në të gjithë Francën. Për fat, Besniku ishte edhe shkrimtar, dhe ambasador. Shkrimtari e ndihmoi shumë atë, pasi në Francë, që të hapeshin dyert për Shqipërinë nuk qe e lehtë. Ne për ata nuk jemi asnjë gjë. Kam pasur mundësi të takoj personalitete që kurrë nuk do t’i ëndërroja, si Alen Boske, Fransua Miteran, Zhak Shirak, Fransua Dal, që është një nga pronaret më të mëdha të L’Orealit, me të cilën u bëmë mikesha dhe mbajmë kontakte herë pas here. Miqtë e mi atje janë të vendosur në fushën e modës, Kristian Dior etj. Ishin njerëz që vërtet ia vlente të rrije me ta. Parisienët nuk të bëjnë lehtë mik, por pasi të blejnë mirë dhe krijon miqësi me ta, nuk të hedhin më poshtë. Ndryshe është në jugun e Francës, ku jetuam për dy vjet; në Nisë, Antidë dhe në Kanë. Bëra miq pafundësisht, u mora adresat dhe kur erdha në Shqipëri u përpoqa që t’i mbaja lidhjet, por humbëm shumë shpejt. Sa i takon jetës sonë në Paris, kam pasur mundësinë që të vizitoj të gjitha operat, muzetë që kam dashur dhe të jem në ato aktivitete që zhvilloheshin aty. Kudo ne ishim të thirrur dhe ftesat vinin më shumë në sajë të profesionit të Besnikut si shkrimtar. Librat e tij sapo ishin botuar atë kohë në Francë.
Po në lidhje me pijet dhe gatimin, cilat janë shijet tuaja?
Nuk jam amatore e madhe e pijes, por në Paris mësova të pi verën. Francezët e përdorin shumë atë dhe unë duhej të isha në lartësinë e gruas së ambasadorit, e cila përfaqësonte jo vetëm veten, por edhe modelin e gruas shqiptare. Nuk është se pi shumë, por më pëlqen që ajo një gotë që pi të jetë vërtet e mirë. E parapëlqyera ime është një verë e Italisë së Jugut. Gatimi... më pëlqen shumë të gatuaj. Kam libra me receta dhe enciklopedi të tëra në shtëpi, të cilat i hap herë pas here. E adhuroj kuzhinën franceze, atë shqiptare nuk e përdorim shumë sepse është pak e rëndë, e lodhshme dhe të ha kohë.
Pra eksperimentoni në kuzhinë. Si i pret Besniku gatimet tuaja?
Njëherë përzjeva disa gjëra dhe doli një gatim shumë i mirë. Kur më pyetën miqtë për emrin e gjellës, u thashë “Kunguri”. Kur amerikanët panë kangurin e parë dhe pyetën vendasit se si e ka emrin kafsha, u thanë “Kunguri”, që do të thotë “Nuk e di”...
Besniku e pëlqen shumë kuzhinën franceze, por në përgjithësi nuk bën naze. Ai ha çdo gjë që t’i japësh. Në përgjithësi ha shumë mishin dhe byrekun.
Si e keni pritur dorëheqjen e bashkëshortit nga Ministria e Jashtme?
Nuk është se Besniku e merr shumë mendimin tim, pasi kur nuk ndihem kompetente nuk pranoj t’i jap këshilla. Për rastin e dorëheqjes na i bëri të ditur mua dhe djalit të madh. I pari foli djali dhe i tha se e respektonte vendimin e Besnikut, gjithashtu dhe unë iu përgjigja si djali. Ai nuk ndërhyn në punën time dhe as unë në të tijën. Bisedojmë e diskutojmë për të marrë vendime vetëm kur flitet për familjen, shkollimin e fëmijëve dhe gjëra të këtij lloji.
Së fundi, për të ardhmen doni më tepër që Besniku të ecë në politikë duke marrë sërish me poste të larta qeveritare, apo që të rrijë i tërhequr dhe të ketë më shumë kohë për ju?
Besniku, kur i hyn një pune, e bën me gjithë shpirt. Ai nuk synon pushtetin dhe këtë e them me bindje. Ai do që të sjellë ndryshime dhe ta shohë sa më mirë këtë vend. Sa më takon mua, kuptohet që asnjë grua nuk do një punë e cila ia merr burrin, por jeta nuk është ëndërr dhe për këtë jam me këmbë në tokë. Derisa e kam zgjedhur Besnikun dhe pas 25 vitesh vazhdoj që ta dua, i pranoj zgjedhjet që ai bën. Por për mua si Donika do të desha që në të ardhmen të shikoja Besnikun shkrimtar dhe jo politikan. Ndonjëherë, kur bëj rregullime në shtëpi dhe më bien në duar gjithë ato dorëshkrime të pabotuara të tij, që janë me të vërtetë të mrekullueshme, ndodh të më shpëtojë edhe ndonjë lot.
29 Nentor 2008