E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super shorteu i “Kristal Center”, fitohet një “Ford Fiesta i Ri” me kilometrazh zero

Lotaria u zhvillua në qendrën tregtare më moderne në Tiranë. Autovetura më “trendi” e vitit 2008 u fitua nga Ina Toçi

Ervin Koçi

Në qendrën tregtare më të re dhe më moderne të vendit, “Kristal Center”, në Tiranë, është zhvilluar dje super shorteu për klientët e saj që mund të përfitonin me kuponat e marrë nga blerjet e ndryshme në këtë qendër. Si çmim special i këtij supershorteu ka qenë një makinë që konsiderohet si “makina e vitit” në Europë për vitin 2008, “Ford Fiesta i Ri” dhe me kilometrazh zero. Hedhja e shorteut është bërë dje në mjediset e kësaj qendre në praninë e qindra klientëve të “Kristal Center” dhe është drejtuar nga përfaqësuesit e “Albanian Motor Company” që është njëkohësisht dhe përfaqësuesja ekskluzive e Fordit në Shqipëri. Bileta fituese për superçmimin “Ford Fiesta i Ri” ka qenë ajo e Ina Toçit, punonjëse e BKT-së, e cila është bërë menjëherë pronarja e makinës së re me kilometrazh zero që kompania dhe tregtarët e “Kristal Center” kishin bërë si çmim special për këtë shorte. Çmimi i makinës së fituar ishte 12.300 euro dhe brenda tij përfshiheshin edhe të gjitha taksat plus TVSH-ja, dogana e makinës dhe targat. “Fordi Fiesta i Ri”, me kilometrazh zero, që u fitua në këtë shorte do të ketë edhe një garanci 2-vjeçare ose ekuivalente me 40 mijë kilometra.

Fiesta e Re

“Fiesta e Re” është tipi i makinës që prindërit e blejnë për fëmijët e tyre dhe e ‘vjedhin’ atë sa herë që fëmijët nuk janë në shtëpi”. Asnjëherë një makinë “koncept” nuk ka qenë kaq afër makinës që është prodhuar. “Ford-T” në vitin 1908 vendosi botën në lëvizje duke u bërë makina e parë e arritshme për masat në Amerikë. Plot 100 vjet më vonë, në vitin 2008, “Ford Motor Company” ka hedhur në treg “Ford Fiestën e Re”, makinën që do të prodhohet në tre kontinente dhe do të shitet në pesë kontinente. “Fiesta e Re” është makina e parë që “Ford” ndërton me një strategji të re të quajtur “Global products”, e cila në vetvete mbart idenë për një makinë shumë trendy dhe të arritshme për të gjithë dhe mbarëbotërore. “Ford Fiesta” është modeli legjendar i “Ford”-it në Europë që ka shitur mbi 30 milionë copë që nga dita kur ka dalë në prodhim dhe ka qenë për vite ndër makinat më të shitura në shumë vende të Europës. Për të përforcuar pozicion e tij, “Ford”-i ka punuar shumë në të gjitha aspektet me “Fiestën e Re”. Në pamje të parë, makina është e bukur dhe tërheqëse në maksimum, fenerët e parë të zgjatur, bishti i pasëm i hollë, ngjyrat e veçanta, si mollë e hapur dhe magenta, e bëjnë çdo person të kthejë kokën për ta parë. “Ford” nuk ka mbetur vetëm me pamjen e jashtme. Kroskoti është dizenjuar duke u inspiruar nga telefonët celularë, i qartë, ergonomik dhe i veçantë. Pika më e fortë e këtij modeli është kënaqësia që merrni kur e drejtoni atë. “Ford” gjithmonë është dalluar për sistemin e lehtë dhe praktik të drejtimit që karakterizon të gjitha modelet e tij dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për “Fiestën e Re”, e cila është shumë e qëndrueshme, e balancuar dhe të dhuron kënaqësi të veçantë për t’u ngarë, gjë që e veçon këtë model nga të gjithë konkurrentët.

Karakteristikat e makinës

Makina reagon shumë mirë ndaj çdo situate dhe në shpejtësi që konkurrentet e saj do të kërkonin mëshirë nga drejtuesi i mjetit. “Fiesta” qëndron shumë stabël në rrugë dhe në një farë mënyre tregon muskujt e saj. Shasia vazhdon të mbajë sistemin e suspansionit “MacPhersen”, që është pajisur me timon hidraulik elektrik, i pari i llojit që aplikohet te “Fiesta” për herë të parë. Përveç kësaj, “Ford” ka treguar shumë kujdes për ta pajisur “Fiestën” me opsione që t’i shërbejnë kohës dhe teknologjisë. Sistemi i navigimit satelitor, bord kompjuteri dhe lidhja me telefonin tuaj celular dhe “MP3”-in janë disa nga funksionet me të cilat “Ford” kryesisht targeton brezin e ri që është shumë i lidhur me teknologjinë. Nga ana tjetër, për të shtuar konfortin tuaj në “Fiestën e Re” ju keni mundësinë ta merni atë me startim pa çelës. Në krahasim me modelin paraardhës, “Fiesta e Re” është 40 kg më e lehtë, është e ndërtuar nga materiale shumë më të sigurta dhe ka kabinë me më shumë hapësirë për pasagjerët para dhe pas. “Fiesta e Re” vjen me motorë benzine 1.25 litërsh dhe 1.4 litërsh dhe me motorë nafte “TDCI” 1.4 dhe 1.6 litërsh. Motori 1.4 litërsh i benzinës ofrohet me kambio automatike dhe manuale ndërsa llojet e tjerë të motorëve janë të mundshëm vetëm me kambio manuale. Versionet e para të Fiestës janë trendi dhe vijnë me një sërë opsionesh bazë si, ajër i kondicionuar, radio “CD/MP3”, ABS, xhama dhe pasqyra elektrike, disqe alumini etj., të gjitha këto me një çmim 11.000 euro. “Albanian Motor Company” distributori zyrtar i “Ford Motor Company” në Shqipëri është shumë e kënaqur nga reagimet e tregut për “Fiestën e Re”. Ata shprehen se “një pjesë e mirë e porosive të para janë pothuajse të shitura dhe mendojnë që ‘Fiesta e Re’ do të jetë një sukses i ngjashëm me suksesin e ‘Ford Focus’ në vitin 1998”.

Të dhënat taktiko-teknike të “Ford Fiesta i Ri”

1. Modeli: Ford Fiesta Trend 5 Dr., timoni në krahun e majtë
2. Motori:
Tipi i lëndës djegëse: benzinë
Kapaciteti i serbatorit: 45 litra
Tipi i motorit “Duratec”: 75 kf
Transmisioni: manual
3. Karakteristika të brendshme
Ajër i kondicionuar
Timoni: me lartësi të rregullueshme
Timon elektrohidraulik
Numri i vendeve: 5 persona
Sedilja e pasme e palosshme me jastëk për mbështetje koke
4. Karakteristika të jashtme
Xhamat: elektrikë
Pasqyrat: elektrike me ngrohje dhe me sinjale
Fenerët e parë: halogjene me lartësi të rregullueshme
Dritat e pasme
Dritë feneri të montuar lart
Disqe çeliku
5. Sistemi i sigurisë
Mbyllje qendrore me pult
Çelës për bllokimin e karburantit në rast aksidenti
Air bag: për shoferin dhe pasagjerin
Rripa sigurimi: me tre pozicione inercie
Kod kundër vjedhjes
6. Sistemi i audios:
Radio/CD Mp3
4 Altoparlante
7. Konsumi i karburantit në 100 km
Urban: 7.8 litër
Interurban 4.7
Mix: 6 litër

29 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›