E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPEC: Çmimi i naftës do stabilizohet në 2009

Pritet që çmimet e naftës të stabilizohen në gjysmën e dytë të vitit 2009, deklaroi dje sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut Abdallah Salem el Badri, në një intervistë për gazetën e përditshme arabe "Al Hajat".

Sipas tij, deri nga fillimi i vitit 2010 çmimi i "arit të zi" mund ta arrijë nivelin e dëshiruar prej 75 dollarëve për fuçi.

Në seancën e 17 dhjetorit, OPEC-u mori vendim për zvogëlimin e prodhimit me 2,2 milionë fuçi, që do të zbatohet prej 1 janarit të vitit 2009.

Në këtë mënyrë, vendet eksportuese po tentojnë ta ndalin uljen e çmimit të "arit të zi", çmimi i të cilit është ulur me 147 dollarë për fuçi në muajin korrik në vetëm 39-40 dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›