Porto Romano, gjendet foshnja në plehra
Durrës- Një foshnje e sapolindiur, por e pajetë është gjetur në plehra në zonën e Porto Romanos. Lajmi bëhet i ditur nga burimet policore, sipas të cilëve foshnja është gjetur nga një grup fëmijësh që rrëmonin mes hedhurinave.
Sipas të njëjtit burim, fëmijët kanë dalë si cod mëngjes për të vijuar atë që tashmë është bërë puna e tyre e përditshme. Kërkimi për ndonjëgjë të vlefshme mes mbeturinave. Duke rrëmuar, janë shtangur kur kanë ndeshur në një trup bebej, por që sipas tyre nuk merrte frymë.
Të alarmuar kanë njoftuar policinë e cila është nisur për në Porto Romano. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se bebja( seksi i të cilës ende nuk bëhet i ditur) është abortuar dhe mund të ketë qenë fryt i një lidhjeje jashtëmartesore. Në vend është tashmë grupi hetimor, që pritet të japë të tjera detaje rreth ngjarjes.
Ky është rasti i dytë kur në këtë vend gjendet një foshnjë e pajetë. Rasti i parë, i takon shtatorit të vitit 2005, kur një fëmijë ishte hedhur në plehra, pasi ishte braktisur nga nëna pas lindjes.