E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermanët financojnë kanalizimet në liqenin e Ohrit

Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe ambasadori i Republikës Federale Gjermane, Bernd Borchardt, nënshkruan marrëveshjen mbi bashkëpunimin financiar për projektin Programi i mbrojtjes së mjedisit Liqeni i Ohrit, Pastrimi i ujërave të zeza Pogradec II, në shumën prej 800.000 eurosh. Ministri Olldashi tha se ky fond, është një kontribut i qeverisë gjermane për Shqipërinë. Është një fond që e çon fondin total të përdorur

deri tani  nga KFË dhe qeveria gjermane nga 5 milion në 5.8 milion euro që përbën një kontribut shumë të rëndësishëm, të cilit  do të  shtohet në këtë fazë të dytë edhe 940.000 mijë Euro të  qeverisë shqiptare. Deri tani me këtë shtesë fondi do të behët kanalizimet e qytetit të Pogradecit në 70 për qind të rrjetit të vet tërësor ndërkohë që ne jemi duke diskutuar me bankën gjermane me qeverinë gjermane dhe parimisht kemi rënë dakord për vazhdimin e këtij projekti në fazën e tretë që do të bëj zgjidhjen përfundimtare të kanalizimeve në qytetin e Pogradecit rritjen e kapaciteteve të impiantit të pastrimit dhe zgjerimin në një zonë, u shpreh ministri Olldashi. Ndërsa ambasadori Borchardt, theksoi se kjo marrëveshje, vjen si simbol i bashkëpunimit shumë të mirë gjermano-shqiptare në fushën e kanalizimeve. Ne sigurisht do ta vazhdojmë dhe më tej këtë bashkëpunim duke e zgjeruar aktivitetet tona në këtë sektor. Një sektor tjetër i bashkëpunimit është dhe ai i energjisë në të cilën qeveria gjermane ka dhënë për këtë sektor një shumë prej 180 milion Euro, përfundoi Borchardt.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›