E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten çmimet e perimeve për festa

Ardhja e festave të fundvitit në Shqipëri rrit çmimet e perimeve. Perimet e tregtuara në pazarin e ri kanë pësuar një rritje me rreth 20- 30 lekë. Tregtarët shprehen se rritja e çmimit ka ardhur dhe si rezultat i hyrjes së mallit të importit i cili gjithmonë është më i shtrenjtë. Ndërkohë që frutat nuk kanë pasur ndryshim në çmimin e tyre. Sipas tyre çmimet këtë vit janë rritur edhe në vendet furnitore të Shqipërisë. Një rritje e tillë e çmimeve ishte parashikuar edhe

nga ana e Doganës së përgjithshme, e cila e lidhte këtë rritje me krizën financiare që kaluan shtet Ndërkohë që ka filluar të shitet edhe mbreti i darkës së Vitit të Ri gjeli i detit i cili kushton 800 lekë për kilogram. Tregtarët shprehen pas kamerave se ka pasur shitje megjithëse në ditët në vazhdim pritet që të rritet më shumë kërkesa.

Last Updated on E Shtune, 26 Dhjetor 2009 21:28

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›