Qeveria gjermane, 91 milion euro kredi Shqipërisë për dy projekte energjetike
Lidhja e sistemit energjetik të Shqipërisë me atë të Kosovës dhe Unaza e Jugut në vendit do të ndërtohen së shpejti. Qeveria gjermane, nëpërmjet Bankës për Gjermane për zhvillim do të japë 91 milionë euro, financime me terma të butë huaje. Marrëveshjet janë të favorshme, pasi kanë përcaktime shlyerje të lehta. Ky financim i qeverisë gjermane do të mundësojë ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kilovat Shqipëri-Kosovë me vlerë 42 milionë
euro dhe të linjës 110 kilovat Unaza e Jugut me vlerë 49 milionë euro. Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe Drejtoresha e Zyrës së KFW-së Ute Rodrian nënshkruan një marrëveshje kredie prej 90 milion euro për sistemin energjetik të vendit. Fuqizimit të sistemit energjetik në jug do ti kalojnë 49 milion euro ndërsa 42 milion euro do të shkojnë për financimin e linjës 400 kilovolt Tiranë Prishtinë. Përmes këtyre dy projekteve mendohet që të sigurohet një përmirësim thelbësor në sistemin e transmetimit të energjisë dhe në rritjen e efiçencës së sistemit tonë energjetik në vitet e ardhshme tha ministri i Financave, Bode. Ndërsa ambasadori gjerman Bernd Borchardt theksoi se marrëdhëniet e mira ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë do të vazhdojnë dhe më tej. Mund të them që është paketa e marrëveshjeve më gjithë përfshirëse të cilën kemi pasur mundësi ta nënshkruajmë bashkërisht. Pikërisht këto dy marrëveshje që nënshkruam sot me një vlerë të përgjithshme prej më tepër se sa 90 milionë euro janë një tregues mjaft i qartë që ne fjalët mundohemi ti vijojmë dhe ti ndjekim me vepra tha Borchardt. Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti deklaroi se këto 2 marrëveshje do të trefishojnë mundësitë eksportuese dhe importuese të Shqipërisë dhe do të garantojnë sistem të sigurtë energjetik për pjesën jugore të vendit. Kjo kredi u mor nga qeveria shqiptare nëpërmjet bankës gjermane KFË në formën e një kredie të bute që do të shlyhet për 14 vjet me një interes prej 3,5 për qind dhe nënkontraktor Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Brenda vitit 2010 do të përfundojë linja 400 kilovolt e transmetimit me Malin e Zi e cila do të sjellë dyfishim të eksportit dhe brenda këtij mandati do të përfundojë linja 400 kilovolt me Kosovën e cila do të sjellë 3-fishim të kapaciteteve tona importuese dhe eksportuese tha ministri i energjetikës, Dritan Prifti. Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit me Kosovën që vjen pas një projekti të ngjashëm me Malin e Zi rrit gati me tre herë mundësitë e shkëmbimit të energjisë me rajonin. Bashkëpunimi ekonomik gjermano-shqiptar ka nisur që në vitin 1988. Deri më tani, qeveria gjermane ka dhënë rreth 850 milion euro për projekte investimesh për projekte të ndryshme. Sektori energjetik është një nga sektorët kyç të bashkëpunimit për të cilin qeveria gjermane ka angazhuar me shume 180 milionë Euro.