OPEK-u do të ulë prodhimin e naftës
Arabia Saudite tha se vendet e OPEC-ut do të ulë prodhimin e naftës me gati dy milionë fuçi në ditë. Komentet bëhen pas një takimi të organizatës në Algjeri.
Ministrat e naftës të OPEC-ut bënë thirrje për uljen e prodhimit për të stabilizuar çmimet që kanë rënë më shumë se 100 dollarë për fuçi që nga korriku.
Azerbajxhani vend prodhues i naftës jashtë OPEC-ut, ka ofruar të shkurtojë nxjerrjen e naftës ndërsa Rusia thotë se mund ta pakësojë prodhimin në vitin 2009 në se çmimet nuk stabilizohen.
Investitorët reaguan në mënyra të ndryshme ndaj lajmeve për çmimet e naftës dhe për uljen e interesave bankare në Shtetet e Bashkuara. (VOA)