Time, Obama shpallet Njeriu i Vitit
Revista ''Time'' klasifikoi presidentin e zgjedhur amerikan, Barack Obama si Njeriun e Vitit, pasi ky i fundit u bë afro-amerikani i parë që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë.
Sipas revistës, zotit Obama iu dha ky titull pasi pati guximin që në një moment të zymtë të paraqiste një plan ambicioz për të ardhmen.
Në edicionin on line të revistës shkruhet se, “shefi i ri i Shtëpisë së Bardhe ka treguar aftësitë e tij që i kanë bërë amerikanet të shpresojnë se ai mund ta shkëpusë Amerikën nga problemet”.
Finalistët e tjerë ishin sekretari i Thesarit amerikan, Henry Paulson, presidenti francez, Nicolas Sarkozy, kandidatja presidenciale amerikane, Sarah Palin si edhe regjisori kinez, Zhang Yimou