Këshilli i Europës pritet që të miratojë sot draft-rezolutën për Shqipërinë

Strasburg, 28 janar, NOA - Asambleja
Parlamentare e Këshillit të Europës pritet që të miratojë ditën e sotme draft-rezolutën
për Shqipërinë.
I hartuar nga dy bashkëraportuesit Jako Lakso
dhe David Uilshire, mësohet se brenda këtij drafti përmbahet një pasqyrim i
situatës politike aktuale në vendin tonë, shoqëruar me rekomandimet përkatëse për
zgjidhjen e ngërçit të krijuar pas mosnjohjes së rezultatit zgjedhor të 28
qershorit dhe bojkotit parlamentar nga deputetët socialistë.
Konkretisht, edhe në deklarata të hershme, Këshilli
i Evropës kërkon nga qeveria shqiptare dhe opozita e saj që ti japin fund
krizës politike në vend si edhe të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të
thelluar reformat e mëdha në vend.
Një thirrje e drejtpërdrejtë i drejtohet opozitës
e cila duhet të kthehet në parlament dhe të kontribuojë për ecurinë e reformave.
Pak ditë më parë, delegacioni shqiptar në
Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës u përball me një ngrirje të
kredencialeve të tij për shkak të përbërjes.
Por ato u shkrinë menjëherë një ditë më pas,
duke siguruar në këtë mënyrë ligjshmërinë e votës së palës shqiptare, e cila është
e pranishme prej 15 vitesh në këtë institucion të lartë të Bashkimit Evropian.
n.e/NOA