E Shtunë, 31 Tetor 2026

BKD: Skena e PS në KiE, vetëm për përfitim politik

Tiranë, 28 janar, NOA Partia Balli Kombëtar
Demokrat e ka vlerësuar si shqetësuese sjelljen e Partisë Socialiste në
lidhje me përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Përmes një
deklarate për shtyp të kryetarit të saj, Artur Roshi, kjo parti ka bërë me dije
qëndrimin e saj se është kundër koncepteve të së shkuarës që ka zgjedhur
opozita. Letra e opozitës ndaj KiE-së, është në konceptin e letrave anonime të
sistemit të shkuar. Por letra e internacionalistëve shqiptarë ka ndryshuar
drejtim, pasi dikur shkonin drejt Moskës dhe tani drejt Strasburgut, duke patur
si vijueshmëri të tyre efektin kundër interesave të Shqipërisë, citohet në
deklaratën e PKD-së.

Sipas Roshit, ata mendojnë se kështu do të
përfitojnë politikisht në vend, por në fakt ata humbin, sepse ska shqiptar që
do ta përgëzonte një forcë politike që punon vetëm për të diskredituar Shqipërinë.

PBKD ka qenë gjithmonë e mendimit se të gjitha
ngarkesat negative të politikës së ditës e kanë burimin te mendësia komuniste
ende në aktivitet politik, përfundon deklarata në fjalë.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›