E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çamët pro Kushtetueses për vendimin kundër Ujërave

Tiranë, 28 janar, NOA Partia për Drejtësi
dhe Unitet, e cila përfaqëson interesat e komunitetit çam në Shqipëri, ka
përshëndetur me anë të një deklarate të posaçme aktin e rrëzimit nga Gjykata
Kushtetuese të marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë. Partia Drejtësi dhe Unitet ishte një ndër
forcat e para politike në vend që shprehu rezervat dhe shqetësimin e saj në
lidhje me këtë marrëveshje dhe që deklaroi se nuk do ta votonte atë në Kuvend,
citohet në deklaratën e kësaj partie.

Duke shtuar më pas, se deputetët e saj në
parlament nuk kishin për ta votuar kurrë këtë marrëveshje nëse ajo nuk do të
hidhej poshtë nga ana e Kushtetueses.

Sipas PDU-së, në njëfarë mënyre, vendimi i
Gjykatës Kushtetuese i dha të drejtë anëtarësisë së saj në vendosmërinë që ajo
paraqiste kundër marrëveshjes që përcakton kufij të rinj detarë me shtetin
fqinj në jug të vendit.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›