E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Jo lista të hapura të kandidatëve

• Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, u shpreh dje në Shkodër, gjatë një konference shtypi, kundër listave të hapura në procesin e ardhshëm zgjedhor."OSBE-ODIHR ka në fakt vetëm pak kushte, kërkohet një sistem që të jetë sa më transparent, një sistem demokratik. Nuk duhet të ketë më fenomen të "Dushkut" dhe së fundmi, nuk duhet të ketë lista të hapura, sepse ato lejojnë që pas zgjedhjeve të manipulohen", theksoi Bosch. Zgjedhja e sistemit është në duart e politikës shqiptare, nënvizoi ambasadori Bosch, duke shprehur bindjen se, "ajo do të zgjedhë atë sistem që ju dëshironi, me kusht që të plotësohen kërkesat që theksuam më sipër dhe ky kompromis të përqafohet nga të gjitha partitë. Përsëri po e theksoj, kompromisi është i domosdoshëm, sepse koha po ikën".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›